Lajme
Cilat destinacione të pushimeve janë më të lira për zviceranët, me forcimin e frangut?
Forcimi i monedhës së Zvicrës, frangut, ka bërë që disa lokacione të pushimeve të jenë më të lira.
Aktualisht, dollari amerikan dhe euro janë më të ulëta kundrejt frangut sesa kanë qenë për një kohë të gjatë. Që nënkupton se 1 franga vlen 1.04 euro dhe 1.15 USD, shkruan The Local.
Por, a do të thotë kjo se mund të bleni më shumë në Shtetet e Bashkuara dhe në eurozonë sesa në Zvicër?
Ka edhe faktorë të tjerë që duhen marrë parasysh.
Një prej tyre kryesore është se norma e inflacionit është mjaft më e lartë në SHBA dhe BE sesa në Zvicër: 4.8 dhe 5.5%, përkatësisht, kundrejt 2.8% në Zvicër.
Kjo do të thotë se edhe një kurs i favorshëm këmbimi nuk do të kompensojë totalisht çmimet më të larta të produkteve dhe shërbimeve jashtë vendit, përcjell albinfo.ch.
Ku mund të pushoni me më pak para aktualisht?
Sipas Elias Hafner, ekspert parash nga Banka Kantonale e Cyrihut, duke marrë parasysh trendet e kursit të këmbimit dhe inflacionit, pushimet në vendet skandinave që kanë monedhat e tyre tani mund të jenë të vlefshme.
Nëse dëshironi të dilni më larg, kombet aziatike, si Japonia dhe Koreja e Jugut, për shembull, janë gjithashtu të favorshme për njerëzit nga Zvicra, shkruan The Local.
Po nëse vendosni të pushoni në Zvicër?
Udhëtimi në vend sigurisht që do të ishte më i përballueshëm për njerëzit që fitojnë paga mesatare (ose mbi) në Zvicër, sesa për turistët e huaj nga Shtetet e Bashkuara, eurozona dhe pothuajse kudo tjetër ku monedhat janë më të dobëta se franga.
Gjithashtu, nëse jeni ende të pavendosur se ku do t’i kaloni pushimet tuaja (qoftë për arsye financiare apo të tjera), mund të dëshironi të dëgjoni këshillën e Franco Muff, ombudsmenit të industrisë zvicerane të udhëtimeve, i cili paralajmëron kundër pushimeve në destinacionet e njohura turistike të huaja.
“Në vendet e mbushura me njerëz, është si në një restorant plot: cilësia e shërbimit bie”, tha Muff.
Kjo është një këshillë e mirë, veçanërisht për zviceranët e shumtë që “janë të mërzitur veçanërisht për mungesën e pastërtisë jashtë vendit”, shtoi ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së Tubimi do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Helvetiaplatz, me fillim nga ora 15:00... -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











