Lajme
St. Gallen: Një qytetar serb ngufat policin, arrestohet
Të premten, Policia e St. Gallen u thirr të ndërhyjë në një lokal, pasi një qytetar i nacionalitetit serb nuk sillej si duhet.
Ai rezistoi dhe nuk donte të lejonte policinë të kontrollonin, kështu që arriti të ngufasë njërin e të pështyjë policët e tjerë, përcjell albinfo.ch.
“Ai u sulmua dhe madje e kapi një polic nga qafa dhe gati e mbyti atë. Shërbimet e urgjencës përdorën më pas sprej piper”, u tha në njoftimin e policisë.
Serbi u arrestua me ndihmën e një pale të tretë dhe u dërgua në stacionin policor, shkruan Blick.
Pas dërgimit atje, përsëri i njëjti ka vazhduar me sjelljet abuzive, duke fyer dhe kërcënuar punonjësit, madje ka tentuar t’i pështyjë vazhdimisht dhe t’i gjuajë me goditje në kokë.
Oficerët vendosën që 44-vjeçari të merret në pranga brenda natës.
Serbi 44-vjeçar dyshohet për dhunë dhe kanosje ndaj zyrtarëve, pengim i veprës zyrtare dhe do të mbahet në paraburgim për 30 ditë, shkruan Blick.
E-Diaspora
-
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së Tubimi do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Helvetiaplatz, me fillim nga ora 15:00... -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










