Pas njoftimit të konkurrentit të saj, Sunrise, i cili po rrit çmimet e tij me 4 për qind nga ky muaj, Salt gjithashtu njoftoi të martën se do të rriste koston e abonimeve të saj mujore nga shtatori, përcjell albinfo.ch.
Për të justifikuar rritjen, kompania e telekomit përmendi “rritje të konsiderueshme në kostot operative gjatë 18 muajve të fundit”, duke përfshirë ato për energjinë dhe punën.
Salt shtoi se të gjithë klientët e prekur nga rritja “do të informohen gjatë ditëve të ardhshme”.
Operatori më i madh i telekomunikacionit në vend, Swisscom, nuk i ka rritur ende çmimet dhe nuk planifikon ta bëjë këtë para fundit të vitit 2024.