Ndërsa zjarrfikësit po përpiqen të kontrollojnë një zjarr masiv që shpërtheu të hënën në Valaisin e sipërm, qeveria thotë se pjesë të tjera të Zvicrës janë gjithashtu në rrezik nga zjarret për shkak të thatësirës, përcjell albinfo.ch.
Kjo hartë e koduar me ngjyra nga Zyra Federale për Mjedisin tregon se ku është aktualisht rreziku më i lartë – zonat e kuqe tregojnë “rrezik të madh”, ndërsa ato portokalli përfaqësojnë rrezik “të konsiderueshëm”.
Përveç Valais, kantoni i Graubünden është gjithashtu në kategorinë e “rrezikut të madh”.
Aargau, Glarus, St. Gallen, Gjeneva dhe Neuchâtel përballen me një rrezik ‘të rëndësishëm’ zjarresh.
