Megjithëse përpikëria është një tipar shumë i rëndësishëm në Zvicër, statistikat tregojnë se sistemi i saj i transportit – si në ajër, ashtu edhe në tokë – nuk funksionon gjithmonë si orari proverbial zviceran, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani këtë vit, mbërritjet dhe nisjet e linjës ajrore kombëtare kanë qenë në kohë vetëm në 65 për qind të rasteve – shumë më poshtë normës së përpikmërisë prej 80 për qind që ka vendosur menaxhmenti i SWISS.
Megjithatë, në gjashtë muajt e parë të vitit, ky objektiv mund të arrihej vetëm në 65 për qind të rasteve.
Ndër arsyet, sipas kreut të operimit të linjës ajrore, Oliver Buchhofer, janë pengesat në kontrollin e trafikut ajror evropian, kushtet e motit, si dhe një problem gjithnjë e më i zakonshëm – grevat nga personeli i aeroportit ose linjave ajrore.