Kosova
Përfundon protesta e veteranëve të UÇK-së
Veteranët e Luftës së UÇK-së kanë përfunduar protestën në mënyrë paqësore.
Ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, pas publikimit të audio-incizimeve, ku dëgjohet duke u koordinuar me Listën Serbe për ligjin për pagën minimale, që lë jashtë veteranët, përcjell albinfo.ch.
Luftëtari i UÇK-së, Avni Ajeti, paraqiti kërkesat e veteranëve.
“Kush do ta kishte menduar, gati 25 vjet pas përfundimit të luftës, duhet të dilnim këtu për të kërkuar edhe një herë liri dhe të drejtat tona. Sot ato nuk po na mohohen nga një regjim i tmerrshëm i Millosheviqit, por nga Qeveria e shtetit për të cilin dhamë gjithçka. Por dita paska ardh. Sot jemi para Qeverisë, të cilën e kemi çliruar me gjak e sakrificë. Për veteranët e UÇK-së ende po veten kriminelët serbë. Kjo nuk na kallxon befasi. Ne edhe sulmet e befasishme të armikut i kemi kthyer në kundërsulm. Jemi këtu që me fjalën e lirë për trajtimin e padinjitetshëm që po na bëhet në kufi të tradhtisë. Për të drejtat tona dhe për ta kundërshtuar këtë Qeveri që po merr direktiva nga Serbia. Në koordinimin me Rajdoiçiqin, i la veteranët jashtë pagës minimale. Presidente Vjosa Osmani, mos e dekreto ligjin që i përbuz veteranët, përndryshe do të përballeni me ne, me protesta të vazhdueshme”, tha ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











