Referuar të dhënave të fundit nga Zyra Federale e Statistikave del se inflacioni në Zvicër ra në 1.7 për qind në qershor – nga 2.2 për qind në maj, përcjell albinfo.ch.
Ky është një zhvillim pozitiv në vetvete, por norma reale mund të jetë edhe më e ulët, të paktën nga disa vlerësime.
Sipas indeksit të çmimeve të konsumit të publikuar nga platforma konsumatore Comparis të mërkurën, inflacioni aktual qëndroi në 1.5 për qind në qershor – një rënie e ndjeshme nga muaji i kaluar, kryesisht për shkak të çmimeve më të ulëta të karburanteve.