Lajme
Mosha e tretë dhe sigurimet shoqërore, impakti në shoqëri dhe në vendin e origjinës
Shkruan: Dr. Abdulah Ahmedi
Një intelektual nuk mundet të rrijë duarkryq dhe të mos interesohet çka po ndodhë rreth tij në veçanti dhe në shoqëri në përgjithësi. Kështu, të gjithë jemi koshient dhe aq më shumë po konstatojmë se një shoqëri në plakje apo personat e moshës së tretë do të kenë nevojë për një kujdesje. Dhe, së dyti çfarë impakti mbi personat aktiv që janë në tregun e punës dhe në vendin e tyre të origjinës?
Fillimisht, duhet të bëjë një digresion kur është fjala për kategorinë e popullsisë së emigrantëve dhe punëtoreve dy kategori shoqërore që dallojnë kur trajtojmë temat që prekin personat që punojnë apo kanë punuar në vendet e Unionit evropian (UE) dhe Zvicër (CH), dhe këtu doja të vij.
Për çka nuk kemi dyshim dhe jemi dakord është se personat e moshës së tertë do të jenë një barrë e shoqërisë deri në vitet 2030/50, këta persona meritojnë të kenë një kujdesje të veçantë më së paku për shkak se ato kanë kontribuar në sigurimet shoqërore në vendet ku kanë punuar të UE dhe CH kur ishin në tregun e punës, dhe duhet evituar një deni-injustice! Në këtë kontekst, do të duhet të nënvizoj se shteti social (sigurimet shoqërore) bëjnë pjesë në të arriturat (accquis) të civilizimit dhe kulturës së shteteve të UE dhe CH.
Kështu, personat e moshës së tretë që kanë punuar në vendet e UE dhe CH, kanë të drejtë të kalojnë në pension nga mosha 60,65,67,68 varësisht sipas shtetit ku kanë punuar. Kalimi në pension është një mbrojtje sociale që peshon shumë mbi buxhetin e qeverive të shteteve të UE dhe CH, për të ju vënë në dijeni p.sh. Franca (F) është duke negociuar me partnerët social me ( sindikatat dhe shoqërinë civile) që kalimi i moshës ligjore në pension të kalohet nga 60 vjet në 65 vjeç, kurse CH veç ka votuar ligjin që obligon gratë të mbesën në tregun e punës si burrat deri në moshën 65 vjeç.
Sot, dihet botërisht se faktorët që kanë ndikuar që qeveritë e shteteve evropiane të veprojnë janë demografik dhe ekonomik do të thotë se nataliteti është në rrënje, jetëgjatësia është në rritje dhe nuk ka rritje ekonomike. Pra, këtyre faktorëve dëshpërues, për qeveritë kuptohet, qeveritë e shteteve UE dhe CH për t’u përgjigjur kanë vënë në lëvizje faktorin e migracionit, gjegjësisht duke kërkuar fuqi të punës në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Nga këto shtete të Ballkanit Perëndimor tash më kemi një lëvizje të popullsisë apo krahut të punës nga vendi i origjinës (lexo: Ballkanit Perëndimor) i cili ka shkaktuar një termet demografik të shpopullimit gati të regjioneve të tëra. Aktualisht ky faktor i shpopullimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ka mbjell frikë tek këto vende me arsye apo pa arsye, koha do të tregoj. Por, çka bie në sy është ajo se krahu i punës (punëtorët) që migron në vendet e UE dhe CH gjejnë një siguri dhe mbrojtje sociale në këta shtete ku punojnë. Kjo siguri tash në rrafshin ekonomiko-social dhe për të ardhmen e tyre kur ato do të kalojnë në pension është shumë joshëse dhe nuk mundet të ndalohet me dhunë, aq më shumë kur ka një konvergjencë spontane në mes kërkesës dhe ofertës në tregun evropian të punës.
Pyetja që parashtrohet është si duhet qasur këtij fenomeni të migrimit të popullsisë (krahut të punës)? Në horizont nuk është se kemi shumë zgjedhje në dispozicion për të administruar këtë fenomen që varet nga shumë faktor që potencuam e që kalojnë kompetencat e çdo individi do të thosha se nuk kemi një shkop magjik. Por çka mundet të sugjerojmë është ajo se në hapsirën evropiane duhet të zhvillohen politika sociale shumë më të perfeksionuara sektoriale në suaza të shteteve. Prandaj, një mobilizim politiko-social të të gjithë organizmave (universitetet, institucionet, ministrit, drejtori si dhe sektori privat) e shteteve të prekura në koneksion me punëtorët, profesionistët, personat e moshës së tretë të vihen të gjithë në aksion, një veprim shumëdimensional është shumë i nevojshëm. Pra, siç thoshte ekonomisti Johan Keynes shteti duhet të luaj rolin e kujdestarit në një ekonomi liberale!
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









