Lajme
Gjermania planifikon të marrë më shumë punëtorë
Duket se krahas ligjit të ri të punëtorëve të kualifikuar, Gjermania po prezanton masa për të inkurajuar më shumë migrim për punëtorët nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Parlamenti gjerman ra gjithashtu dakord të zgjerojë të ashtuquajturën “Rregullorja e Ballkanit Perëndimor”, për ta bërë më të lehtë për më shumë punëtorë nga vende të caktuara jashtë BE-së të vijnë në Gjermani.
Çfarë është rregullorja e Ballkanit Perëndimor?
Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u prezantua për herë të parë në vitin 2016 dhe u jep shtetasve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi dhe Serbia mundësi në tregun gjerman të punës për çdo lloj punësimi.
Sipas rregullores aktuale, punëtorët kanë nevojë për një ofertë detyruese pune nga një punëdhënës në Gjermani dhe kualifikime të njohura.
Fillimisht, rregullorja duhej të skadonte në fund të vitit 2020, por, për shkak të kërkesës së madhe nga punëdhënësit në Gjermani për punëtorë nga këto vende, rregullorja u zgjat deri më 31 dhjetor 2023.
Rregullorja konsiderohet një model suksesi që ka lejuar punëdhënësit në Gjermani të rekrutojnë deri në 25,000 punëtorë të kualifikuar çdo vit nga këto vende.
Si do të ndryshojë ligji?
Me zgjerimin e ligjit, Rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të mbetet e përhershme dhe kuota vjetore e punëtorëve të lejuar nga këto rajone do të dyfishohet në 50,000 në vit. Ata do të lejohen të hyjnë në Gjermani për çdo lloj punësimi pa pasur nevojë të paraqesin dëshmi të kualifikimeve profesionale.
Ky është një lajm veçanërisht i mirë për industrinë e ndërtimit, e cila ka mirëpritur faktin se rregullorja e re nuk kërkon kualifikime nga emigrantët, por përkundrazi u lejon kompanive të vendosin nëse përvoja profesionale afatgjatë është e mjaftueshme për ta.
Përveç zgjerimit të kuotës për punëtorët nga Ballkani, Parlamenti gjerman synon gjithashtu të sjellë një kuotë migrimi për punëtorët e pakualifikuar nga vende të tjera përveç Ballkanit Perëndimor, të cilët mund të tregojnë se kanë një ofertë punësimi në Gjermani.
Numri që po diskutohet aktualisht është 30,000, i cili do të përcaktohet nga Agjencia Federale e Punësimit (BA) në bazë të kërkesës.
Këta punëtorë do të lejohen të ndërmarrin çdo lloj punësimi që kërkon pagesa të sigurimeve shoqërore për tetë muaj brenda një viti nëse punëdhënësi është i lidhur me marrëveshje kolektive dhe mbulon plotësisht shpenzimet e udhëtimit.
Ka gjithashtu plane për t’u dhënë asistentëve të huaj të infermierisë nën nivelin e punonjësve të kualifikuar qasje në tregun e punës, me synimin për të marrë rreth 1200 kujdestarë shtesë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












