Lajme
Lajmet e fundit nga Zvicra
Itinerari i trenave të rinj SBB, kërkesat për uljen e qirasë dhe lajme të tjera e karakterizuan Zvicrën për javën që shkoi.
Këto janë disa prej më të rëndësishmëve.
Trena të rinj, më të rehatshëm për të dalë në shina në mes të korrikut
I pari nga 60 trenat e rinj dykatësh “Interregio” do të vihet në shërbim në mënyrë të shkallëzuar, duke filluar nga 17 korriku, tha Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) në një njoftim për shtyp të premten.
Linja Cyrih–Schaffhausen do të jetë e para që do të nisë.
Përveç kësaj itinerari, trenat e rinj do të lëvizin në linjën Bern-Zurich-Chur (IR35) dhe midis Bazelit dhe Aeroportit të Cyrihut (IR36) nga dhjetori 2023.
Trena të tjerë të rinj do të vihen në shërbim gjatë tre viteve të ardhshme, duke përfshirë rajonet frëngjishtfolëse, shkruan The Local.
E paprecedentë: Zvicra importon më shumë djathë
Për herë të parë në historinë e regjistruar të prodhimit të djathit zviceran, importet e djathit të vendit tani tejkalojnë vëllimin e eksporteve.
Arsyeja për këtë fenomen të ri është se ndërsa numri i fermave zvicerane të qumështit po zvogëlohet ndjeshëm, çmimi i qumështit – një përbërës thelbësor në djathë – nuk mbulon më kostot e prodhimit.
Të importosh djathë në Zvicër është “një absurditet”, sipas Boris Beuret, president i organizatës ombrellë të prodhuesve zviceranë të qumështit, përcjell albinfo.ch.
Padia në Gjykatë për uljen e qirave
Më shumë se gjysma e qiramarrësve të Zvicrës do të duhet të paguajnë qira më të larta, pasi banka qendrore rriti normat kryesore të referencës në qershor.
Kjo rritje rezultoi në një numër ankesash të paraqitura nga qiramarrësit në gjykatat komunale të arbitrazhit.
Vetëm në Cyrih, brenda më pak se një muaji u morën mbi 1100 kundërshtime për rritjen e qirasë. Gjykatat në Basel-City, Bernë dhe Lucern gjithashtu duhet të trajtojnë një valë ankesash.
Numri i madh i kundërshtimeve po shkakton ngecje dhe vonesa në procesin e ankimimit, por qiratë nuk do të rriten derisa çështja është në shqyrtim.
Megjithatë, nëse bordi i arbitrazhit i konsideron këto rritje të justifikuara, rritja e qirasë duhet të paguhet në mënyrë retrospektive, shkruan The Local.
Vetëm qytetarët zviceranë mund të lypin në Bazel
Lypësit që nuk kanë leje qëndrimi të vlefshme do të duhet të largohen nga qyteti, njoftoi të premten Departamenti i Drejtësisë dhe Sigurisë së Bazelit, pasi Gjykata Federale miratoi vendimin dhe vendosi kushtet për dëbimet.
Sipas vendimit, personat që hyjnë në Bazel nga vendet e BE-së dhe EFTA-s, por nuk janë punonjës legjitimë, punëtorë ndërkufitarë, mbajtës të lejeve ose që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare për të mbajtur veten në Zvicër ndërsa kërkojnë punë do të urdhërohen të largohen, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










