Lajme
Paralajmërohet një valë e të nxehtit
Nga mesdita e së shtunës në veriperëndim të Zvicrës dhe mesdita e së dielës në rajonet e tjera, niveli i rrezikut të valës së të nxehtit është tre në katër në rrafshnalta.
Priten temperatura maksimale prej 32 deri në 34, lokalisht deri në 35 gradë, u paralajmërua të premten nga Zyra Federale Meteorologjike MeteoSuisse, shkruan RTS.
Edhe gjatë natës temperaturat nuk duhet të zbresin nën 17 gradë, madje as disa gradë më të larta në zonat urbane.
Sipas portalit të rreziqeve natyrore të Konfederatës, niveli tre i rrezikut është i vlefshëm deri të martën. Ekziston një rrezik i theksuar i çrregullimeve të qarkullimit të gjakut dhe shqetësimit fizik, përcjell albinfo.ch.
Rekomandohet të pini mjaftueshëm (të paktën 1.5 litra në ditë), të shmangni sforcimet fizike dhe të mbroheni nga rrezet e diellit direkte.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











