Janë disa lajme të mira për konsumatorët zviceranë: norma e inflacionit të vendit ra në 1.7 për qind në qershor, nga 2.2 për qind muajin e kaluar, sipas Zyrës Federale të Statistikave, përcjell albinfo.ch.
Në qershor, Banka Kombëtare e Zvicrës rriti normën e saj bazë të interesit nga 1.50 në 1.75 për qind për të kundërshtuar inflacionin dhe për të siguruar stabilitetin e çmimeve “në afat të mesëm”.
Ndërsa kjo masë po rezulton të jetë efektive, ekonomistët presin që Banka qendrore të rrisë normat e interesit të paktën edhe një herë.