Lajme
Rritje e numrit të rasteve të abuzimit me fëmijë në Zvicër
Abuzimi i fëmijëve ka shënuar rritje prej 14% gjatë vitit 2022 në Zvicër.
Janë identifikuar afro 1900 raste, një rritje prej 14%. Dy fëmijë të vegjël vdiqën si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike, shkruan RTS.
Të martën, Shoqata Zvicerane e Pediatrisë thotë se kjo rritje nuk është vërejtur më parë.
Studimi i kryer nga 20 klinikat e pediatrisë që shërbyen si bazë për vlerësimin, identifikon fëmijët dhe adoleshentët deri në 17 vjeç që janë viktima të abuzimit. Rastet e shumta numërohen vetëm një herë, në kategorinë e keqtrajtimit më të rëndë, përcjell albinfo.ch.
Rastet e neglizhencës përfaqësojnë 30% të rasteve, më shpesh të ndjekura nga abuzimi fizik në 28% të rasteve dhe abuzimi psikologjik vjen në vendin e tretë me 27% të rasteve.
Mjekët gjetën abuzim seksual në 14% të fëmijëve të trajtuar dhe sindroma Munchausen me prokurë, ku i rrituri i shkakton qëllimisht fëmijës probleme shëndetësore për të tërhequr vëmendjen e profesionit mjekësor, ishte mezi 1%. Ndarja e formave të abuzimit mbeti e qëndrueshme në vitin 2022, shkruaj RTS.
Vajzat janë më shpesh viktima të abuzimit (56%) sesa djemtë (44%). Për rastet e abuzimit seksual ose dyshimit për abuzim seksual, proporcioni për këto shkon në 84%. Përveç rrahjeve, vajzat janë më të ekspozuar se djemtë ndaj të gjitha formave të abuzimit.
Në vitin 2022, fëmijët shumë të vegjël ishin më shpesh viktima të abuzimit. Përqindja e fëmijëve nën gjashtë vjeç është pothuajse 45%, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












