Lajme
Një ditë brenda Shërbimit Informativ të Zvicrës
Për herë të parë, Shërbimi Informativ i Konfederatës së Zvicrës ka pranuar të hapë dyert për mediat.
Televizioni publik, RTS, ka kaluar ditën me njësinë kundër terrorizëm. Në qytetin e Bernës, të cilin banorët e saj e quajnë Pentagon është vendi sekret ku zakonisht, kamerat dhe mikrofonat nuk janë të mirëseardhura.
Në kushte anonimiteti të plotë disa prej punonjësve të shërbimit informativ tregojnë për punën e tyre.
“Diskrecion i një oficeri të zbulimit është çelësi. Është një mision që e kryej dhe jam e bindur për atë që po bëj. Është e rëndësishme për mua të jap kontributin tim për sigurinë e Zvicrës dhe popullatës së saj. Tingëllon pak klishe, por kaq”, thotë një prej tyre.
Për të kuptuar se si funksionojnë agjentët e inteligjencës zvicerane, RTS ishte në gjendje të merrte pjesë në një takim të seksionit kundër terrorizmit.
Refleksi i parë kur mbërrini në dhomë është të lini celularët në një kavanoz të pajisur me bllokues valësh, për të parandaluar regjistrimin ose përgjimin e bisedave, përcjell albinfo.ch.
Diskutimi fokusohet te një individ, i parë në një grup të hapur në aplikacionin Telegram, i cili bën propagandë për grupin e Shtetit Islamik dhe shpërndan përmbajtje xhihadiste.
Edhe pse sulmet janë bërë më të rralla, numri i rasteve të terrorizmit të trajtuara nga FIS nuk është ulur vitet e fundit dhe kërcënimi konsiderohet ende i lartë.
Frika kryesore e inteligjencës zvicerane është kërcënimi endogjen. “Ai është një individ që radikalizohet, shumë shpesh i vetëm pas ekranit të tij, dhe që mund të kryejë një sulm të dhunshëm me mjete të thjeshta, për shembull me thikë. Ne përjetuam dy në vitin 2020, në harkun e dy muajve”, u shpreh njëri prej punëtorëve të shërbimit.
Për të parandaluar aktin, një nga masat e para të SRC-së është kontaktimi i personit të zbuluar dhe thirrja për intervistë parandaluese.
“Për ne është e rëndësishme të kemi një pamje të plotë të personit, të arrijmë ta njohim, t’i bëjmë pyetje konkrete në lidhje me aktivitetet e tyre”, tregon agjenti tjetër.
Vitin e kaluar, FIS urdhëroi gjithsej 95 vëzhgime dhe afro 14,000 hetime. Shenjë e një situate politike globale gjithnjë e më komplekse, kjo shifër është dyfishuar krahasuar me një vit më parë.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












