Lajme
Zvicra, atraktive për krimin e organizuar
Vendet evropiane po i bëjnë thirrje Zvicrës që të veprojë shpejt kundër krimit të organizuar, i cili është në lëvizje të plotë në nivel evropian.
Drejtoresha e Fedpol Nicoletta della Valle shprehet se vendi mbetet tepër tërheqës në këtë fushë.
“Kolegët tanë nga Holanda dhe Belgjika na thonë të mos presim. Ata besojnë se ata vetë nuk kanë luftuar mjaft herët dhe se Zvicra duhet të veprojë tani”, vazhdon ajo, shkruan RTS.
Përveç tjerash, Zvicra është atraktive jo vetëm për strehim, por edhe si qendër e trafikut të drogës, armëve, madje edhe qenieve njerëzore, si dhe për vjedhje apo sulme në bankomate.
Edhe nëse është ende mjaft i matur, krimi i organizuar është shumë komod në Zvicër, thotë ajo.
Për të ndryshuar trendin, komunikimi, veçanërisht shkëmbimi i informacionit me kantonet, duhet të përmirësohet.
Sepse njohuritë aktuale për krimin e organizuar në vend mund të tregojnë vetëm majën e ajsbergut.
“Nuk është se në një rajon ende nuk kemi identifikuar një qelizë Ndrangheta, për shembull, nuk ka”, komenton kreu i Fedpol, i cili thotë se punon me mjetet që i vë në dispozicion politika, përcjell albinfo.ch.
Së fundi, rekomandohet të veprohet edhe “me parandalim, duke i dëbuar kriminelët apo duke i ndaluar hyrjen në Zvicër”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











