Gruaja
Fotografia bart mesazhe me thjeshtësinë e saj
Fiona Myrtaj: Me fotografinë time bëj gjithmonë çmos të heq qafe atë që është e tepërt, ta dobësoj atë, të arrij përçimin e mesazhit përmes sa më pak elementesh

Fiona Murtaj, e lindur në Durrës në vitin 1992, ka emigruar në Milano, Itali, me familjen e saj, në vitin 1999. Krahas studimeve për farmaci, atje ka zhvilluar pasionin për fotografinë që thotë se i mundëson të futet në zhanre të ndryshme artistike, si: reportazhe, editoriale, dasma, evente dhe portrete filmash. Prej disa muajsh jeton në Cyrih, gati për të fotografuar histori të reja.
albinfo.ch: Si e kujtoni kohën kur ju filluat të merreni me fotografi, pra, si nisi kjo “aventurë”?
Aventura me fotografinë filloi që në adoleshencë, e shtyrë nga dëshira e pakontrollueshme, tipike e asaj moshe, për të deshifruar realitetin rreth meje, i cili dukej i mbyllur dhe i vështirë për t’u kuptuar. Loja ime e preferuar ishte të gllabëroja revista, filma, reportazhe dhe të përpiqesha të shikoja jetën time të përditshme nga këndvështrimi i një regjisoreje. Ky qëndrim qesharak, shpejt zbulova se mund të bëhej një çelës, një çelës për të kuptuar emocionalitetin tim, rritjen time. Dhe nuk më zhgënjeu. Më vonë jam përpjekur në mënyrë të pavarur si për studimin, ashtu edhe për thellimin në fushën e fotografisë.
albinfo.ch: Kush ua ka vlerësuar fotografitë e bëra në fillimin e karrierës suaj si fotografe?
Vlerësimet e para erdhën në shtëpi, kur prindërve u solla fotot e bëra gjatë festave familjare dhe në fytyrat e tyre pashë gëzimin e rijetimit të momenteve të shkuara. Aty zbulova fuqinë e kujtesës, kuptova që mesazhi ishte i fuqishëm. Ky qëndrim u përsërit edhe me miqtë e të tjerë me radhë dhe sot, sigurisht, me bashkëpunëtorët.
albinfo.ch: Sa ndërhyn moda në një fotografi, pra cilat janë efektet e modës në të?
Fotografia dhe moda janë dy koncepte simbiotike. Vetëm përmes njërës ekziston tjetra. Vogue për mua ka qene një lëndë djegëse për krijimtarinë. Më ka përforcuar konceptin se në epokën bashkëkohore ”imazhi” është kthyer në një mall konsumi, i cili ndryshon në shijet e tij dhe fotografia i kap pikërisht thelbin e tij.
albinfo.ch: Thjeshtësia mund të sjellë një fotografi më të bukur?
”Less is more’’, himni i thjeshtësisë. Me fotografinë time bëj gjithmonë çmos të heq qafe atë që është e tepërt, ta dobësoj atë, të arrij përçimin e mesazhit përmes sa më pak elementësh.
albinfo.ch: Cilët hapa duhet t’i ndjekim që të kemi një fotografi të kompletuar?
Mëso dhe ushtrohu. Kjo është motoja e gjithçkaje në jetë. Fotografia nuk bën përjashtim, përkundrazi.
albinfo.ch : A janë fotografitë me famë botërore që ju inspirojnë e ju sjellin motiv për të punuar më tutje?
“Lunch Atop A Skyscraper” fotografia i tregon mbarë Amerikës një New York në lulëzim. Kjo foto prodhoi një optimizëm të fortë gjatë depresionit të madh. Gjithashtu fotografitë e Elliott Erwitt, janë të preferuarat e mia, janë foto të rrëmbyera nga spontaniteti e përditshmëria dhe asnjëherë të pozuara.
albinfo.ch: Sipas jush, sot a dominojnë fotografitë e modës apo klasiket?
Fotografia e modës imponohet më shumë, bërtet, kështu që po, dominon moda.
albinfo.ch: Çfarë mendimi keni për fotografët shqiptarë?
Janë dy emra të rëndësishëm që i admiroj, Bajazid Doda që dokumentoi Shqipërinë osmane dhe Endrit Mertiri që spikati në këtë biznes dhe është një frymëzim për shumë talente të reja, përfshirë edhe mua.
albinfo.ch: Përpos kënaqësisë që ju ofron realizimi i fotografive, cilat janë vështirësitë që ju përcjellin në këtë profesion?
Vështirësia më e madhe është kur nuk arrij të empatizoj me personin që kam përballë, kur nuk arrij të kuptoj se çfarë duan të më komunikojnë ose anasjelltas.
Albinfo.ch Cilët janë modelet apo vendet më të njohura që i keni fotografuar?
Për momentin jam shumë krenare që kam fotografuar Gjon’s tears, Melanie C dhe një shërbim për futbollistin Christian Vieri që është publikuar në revistën ‘’Forbes’’.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht Një projekt i ri pilot në Austrinë e Poshtme synon të përmirësojë mbështetjen e hershme të...
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë