Lajme
Kërkohen kushte më të lehta për viza humanitare
Ministrja e Drejtësisë, Elisabeth Baume-Schneider, po kërkon që të bëhen më fleksibël kushtet për dhënien e vizave humanitare.
Sipas saj, nevoja për të pasur një lidhje me Zvicrën është pa dyshim një pengesë shumë e madhe, shkruan swissinfo.
Megjithatë, Baume-Schneider tha se ajo së pari do të duhet të diskutojë çështjen me qeverinë dhe të shqyrtojë në terma të përgjithshëm se çfarë është ligjërisht dhe politikisht e realizueshme.
“Ndoshta ne mund të lëvizim paksa kufijtë e asaj që është e mundur”, i tha ajo radios publike zvicerane, SRF, të shtunën, përcjell albinfo.ch.
Vizat humanitare lejojnë personat e kërcënuar të hyjnë legalisht në Zvicër për të kërkuar azil.
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), kushtet janë që jeta ose integriteti fizik i aplikantit të jetë nën kërcënim të drejtpërdrejtë, serioz dhe konkret. Personi në fjalë gjithashtu duhet të ketë një lidhje të ngushtë dhe aktuale me Zvicrën dhe të ketë perspektivë integrimi, shkruan swissinfo.
Baume-Schneider priste një rritje të kërkesave për azil drejt vjeshtës, veçanërisht nga Afganistani. Për t’u marrë me këtë, ajo shpreson të jetë në gjendje të arrijë një kompromis për të krijuar 1,500 vende pritjeje, pas refuzimit të Senatit të një kredie financimi për të krijuar 3,000 vende në kontejnerë.
Ministrja i Drejtësisë shtoi se përpjekjet në drejtim të integrimit dhe trajnimit do të duhet të rriten për të parandaluar problemet. Një koncept për këtë qëllim do të hartohet vitin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












