Lajme
Kosovarja i shpëton jetën një fëmije 4-vjeçar
Kështu ajo qëndroi me familjen dhe i tha shpëtimtarit të pishinës që erdhi së bashku se duhej thirrur një ambulancë
Nazlie Selimaj, një kosovare 34-vjeçare nga Aargau, ka ndërhyrë me të shpejtë në një pishinë në kantonin St. Gallen, pasi ka parë se një djalë 4-vjeçar, tashmë pa ndjenja, kishte nevojë urgjente për ndihmë. Ajo jeton në Fislisbach të kantonit Aargau, por të dielën e kaluar kishte shkuar me familjen e saj në një pishinë në Wil SG, pasi ishte për vizitë te motra, e cila banon në regjion, transmeton Albinfo.ch.
“Ishim shumë të lumtur që po kalonim ditën me diell në pishinë”. Por, më pas, pak para orës 17:00, një ngjarje dramatike ua ka turbulluar lumturinë. Ishin duke shijuar akulloret në plazhin e pishinës kur burri i saj ka parë një burrë duke vrapuar në pishinë, duke nxjerrë djalin e tij nga uji. Më pas ai po e mbante të birin, të pafuqishëm në krah”, thotë kosovarja për gazetën Blick.
“Djali ishte pa ndjenja dhe babai i dërrmuar”. Ajo vrapon menjëherë tek ata të dy, merr fëmijën nga babai dhe i jep ndihmën e parë. “E kapa djalin nga pas nën sqetulla. Më pas ajo e ka shtrirë djalin në tokë “sepse nuk ia gjeta pulsin” dhe i ka masazhuar zemrën me njërën dorë. Selimaj, e cila punon si infermiere, e dinte se çfarë po bënte, përcjell Albinfo.ch.
Djalit iu kthye vetëdija. “Në atë moment babait të tij i bie të fikët”. Aty ka qenë edhe nëna e djalit. Ndërkohë edhe babait i kthehet vetëdija. “Pastaj u ktheva atyre fëmijën e tyre”. “Unë kisha ende një ndjenjë të turbullt. Djali ishte shumë i zbehtë dhe gishtat e tij ishin ngjyrë të kaltër”, thotë Selimaj. Kështu ajo qëndroi me familjen dhe i tha shpëtimtarit të pishinës që erdhi së bashku se duhej thirrur një ambulancë. Menjëherë pas kësaj, ambulanca erdhi. Trupat për shpëtim, të St. Gallenit kanë konfirmuar për gazetën. operacionin. Pacienti ishte “plotësisht stabil” dhe u transferua në spitalin e fëmijëve në Zvicrën Lindore, transmeton Albinfo.ch.
“Nuk kisha më frikë për djalin”, thotë Selimaj. “Më pas zbulova se ai kishte një mungesë të madhe të oksigjenit në gjakun e tij”. 4-vjeçari tani është në shtëpi. Babai i tij nuk dëshiron të shprehet publikisht për ngjarjen. Por, Nazlija e di se djali është mirë. Babai i tij e ka falënderuar atë disa herë… Dhe, a është krenare shpëtuesja për veprimin që ka bërë? “Epo, jam. Është një ndjenjë e bukur”, thotë ajo. “Në një situatë si kjo, ju thjesht do të ndihmoni”.
E-Diaspora
-
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe e specializuar në Gjinekologji dhe Obstetrikë në... -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat











