Shqipëria
Mediat prestigjioze ndërkombëtare heqin paralele mes Shqipërisë dhe “mrekullive” të botës
Teksa po shfletoni “ofertat” për të vizituar plazhet e Europës apo deri në Dubai, Maldive apo Afrikën e Jugut, mediat prestigjoze gjithmonë e më shpesh po heqin paralele mes Shqipërisë dhe destinacioneve më të famshme e të lakmuara të turizmit nëpër botë.
Të dhënat e turizmit gjithnjë e në rritje në vendin tonë, duket se konfirmojnë interesin e shtuar ndjeshëm të vizitorëve të huaj për vendin tonë, i dëshmuar qartazi nga ana tjetër edhe prej lëvdatave që nuk reshtin prej mediave të njohura si CNN, BCC, The Sun Washington Post, The Guardian apo mediave belge.
Më së shumti bie në sy interesi i shtuar i britanikëve, të cilët për të disatën herë tashmë, The Sun i cilëson ishujt e Ksamilit si “Maldivet e Europës”, me kosto më të ulët siguritsht.
Sipas agjencisë prestigjioze të rankimit të resorteve turistike në mbarë botën ku çdo turist e konsideron si reference për te mësuar se sa i vlefshme është një resort apo hotel në mbarë botën, Tripadvisor, ka renditur resortin e Ksamilit, si të tretin me të preferuarin nga 20 destinacione turistike në mbarë botën për pushuesit britanik për këtë vit.
Ne shkrimin me titull: “Të gjithë do shkojmë me pushime në Shqipëri”. Resorti i mrekullueshëm ne Ballkan i bashkohet listës se Tripadvisor ndër 20 më të kërkuarit për britaniket”, tabloidi me anti-shqiptar ne informim, Daily Mail, detyrohet te raportojë lajmin për Ksamilin, ku thekson se ky resort vjen pas plazhit të Badesit në Sardenja të Italisë, dhe qytetit malor të Hakone-machi në Japoni, transmeton tch përcjell albinfo.ch.
Artikulli i bërë së fundi nga The Sun ishte ndoshta më i paprituri e më i godituri nga të gjithë. Prestigjiozja britanike nuk ngurroi të krahasonte Ksamilin dhe njërit prej vendeve më të bukura të botës, të konsideruara si parajsa mbi tokë: Maldivet. Dhe nuk ju kushton thuajse asgjë, theksohej që në titullin e shkrimit- fluturimet janë vetëm 27 paundë. Plazhet e bukura me rërë të bardhë, ujërat e paprekura dhe kasollet piktoreske prej druri, i kanë kthyer Maldivet në një destinacion ëndrrash – por e gjithë kjo vjen me një çmim të lartë. Pushuesit që duan të shijojnë një pjesë të parajsës, por nuk mund të shpenzojnë 800 paundë në fluturimet e kthimit, do të mbeten padyshim të kënaqur të mësojnë se ka një alternativë më të lirë, shumë më afër shtëpisë, thotë The Sun, që shpjegon më tej vendndodhjen gjeografike të vendit tonë mes Malit të Zi dhe Greqisë, ndërsa kujdeset të theksojë vëmendjen e madhe që ka marrë sidomos vitet e fundit me një fluks të ndjeshëm vizitorësh.
Por Shqipëria ka rrëmbyer së fundi edhe vëmendjen e gjigandit mediatik BBC, e cila i ka kushtuar një emision të tëra bukurive të vendit tonë. Ai mban titullin “Mrekullitë e Shqipërisë”, dhe është pjesë e emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës.
Shqipërinë e ka promovuar edhe Daily Telegraph. Gazetari i saj Martk Stratton thotë se nxit të vizitonte vendin tonë nga përkufizimi i bërë atij si Karaibet e Europës.
“Pashë një postim në Instagram pak kohë më parë që e përshkruante qytetin bregdetar shqiptar të Ksamilit si ‘Karaibet e Evropës’. Ishte më shumë se një ngjashmëri kalimtare, me palmat, plazhin verbues, detin e kaltër dhe cadra dielli me kashtë… Vendosa ta vizitoj, për të parë se si bëhet krahasimi. Është sigurisht më shpejt dhe më lirë për t’u arritur se Barbados. Fluturova për në Korfuz, ishulli më i afërt grek me Rivierën Shqiptare. Nga Korfuzi, për në Sarandë me target është vetëm 40 minuta. “Është shumë e sigurtë dhe e qetë situate atje,” më tha taksisti që më çoi në portin e Korfuzit. “E gjithë mafia e tyre është këtu ose në vendin tuaj”- tha Mark Stratton, The Telegraph.
CNN ndërkohë e rendit Shqipërinë në listën e vendeve që duhen vizituar në verën e 2023. Shqipëria është një perlë mesdhetare që mund të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia, tha Joao Donadel, një këshilltar i udhëtimeve për CNN. Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe të pacenuara; Butrinti, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që dikur ishte një koloni greke dhe qytet romak, i braktisur më vonë gjatë Mesjetës; plus mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm.
Washington Post u ka sugjeruar qytetarëve amerikanë nëntë destinacione pushimesh verore më pak të mbipopulluara me njerëz, mes tyre edhe Shqipërinë. Media amerikane shkruan që në vend të Mykonosit në Greqi, pushuesit mund të provojnë Shqipërinë, pasi do të gjejnë ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme.
“Në vend të Mykonosit, provoni Shqipërinë. Greqia renditet lart për udhëtarët amerikanë këtë verë dhe ministri grek i turizmit Vasilis Kikilias po parashikon 10 deri në 20 për qind më shumë vizitorë në vend këtë vit se sa i kaluari. Si fillim, ishulli grek i Mykonos ishte destinacioni kryesor ndërkombëtar në trend i Airbnb për përdoruesit amerikanë. Për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin verior të Greqisë, Shqipërinë. Do të gjeni plazhe mesdhetare përgjatë Rivierës Shqiptare, dhe në brendësi, malet janë idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike”, shkruan media e famshme.
Edhe gazeta Le Soir i ka kushtuar një artikull plazheve të mrekullueshme shqiptare. Gazeta belge sugjeron Ksamilin që të vizitohet nga të huajt, i cili ndodhet në jug të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht














