Lajme
Mbulimi i fytyrës mund t’ju kushtojë 1000 franga
Në mars të vitit 2021 votuesit zviceranë pranuan të ashtuquajturin ligj për ndalimin e burkës, duke ndaluar mbulimin e plotë të fytyrës në vende publike, përcjell albinfo.ch.
Qeveria kishte dy vjet kohë për të hartuar një legjislacion të detajuar, i cili megjithatë parashikon përjashtime, të cilat përfshijnë vendet e kultit, për arsye shëndetësore, në mot të ftohtë, në një mjedis artistik ose për qëllime reklamimi.
Ligji gjithashtu dëshiron të ruajë të drejtat politike në lidhje me lirinë e mendimit ose të tubimit të njerëzve “kur fshehja e fytyrës është e nevojshme për mbrojtjen e tyre” ose edhe më gjerësisht “për të shprehur mendimin e tyre në mënyrë figurative”.
Në rast shkeljeje, gjoba maksimale është 1000 franga.
Këshilli i Shteteve miratoi këtë version të legjislacionit të hënën dhe tani duhet të pranohet nga Këshilli Kombëtar në mënyrë që të zbatohet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









