Lajme
Të dhënat e kartave të kreditit përfundojnë në “dark web”
NordVPN analizoi një bazë të dhënash prej gjashtë milionë kartash krediti në rrjetin e errët ose “dark web”, duke nxjerrë përfundim se mbi 5000 prej tyre u përkisnin njerëzve në Zvicër.
Dy nga tri kartat e kreditit përmbanin informacione private, si adresa, numrin e telefonit, emailin apo edhe numrin e sigurimeve shoqërore, shkruan 20minuten.
Çmimi mesatar për një kartë krediti zvicerane është 6.68 franga. Më të vlefshmet janë nga Danimarka me një mesatare prej 10.17 frangash. Sipas studimit, SHBA, me gati 3.5 milionë karta, është më e prekura nga kartat e kreditit të ekzaminuara, përcjell albinfo.ch.
Nga të dhënat e kartës së kreditit të analizuara, gati 3,000 përmbanin adresën e shtëpisë dhe 2,000 përmbanin numrin e telefonit dhe adresën e emailit të pronarëve të tyre.
“Nga kjo mund të konkludojmë se kartat janë vjedhur duke përdorur metoda të tilla, si phishing dhe malware”, thotë Adrianus Warmenhoven, ekspert i sigurisë kibernetike në NordVPN.
Duke shitur bazën e të dhënave të analizuar, kriminelët kibernetikë mund të fitonin mbi 18.5 milionë dollarë, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg Artistja kosovare prezantohet për herë të parë në Suedi me ekspozitën “…why do you hold back?”... -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence”
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












