Nëse keni kërkuar të blini një shtëpi ose një apartament, por jeni penguar nga kostot e larta, ka një lajm të mirë, përcjell albinfo.ch.
Çmimet e pronave të banimit ranë në tremujorin e parë të 2023-ës në krahasim me katër muajt e fundit të 2022-ës.
Sipas të dhënave të FSO-së të martën, çmimi i shtëpive njëfamiljare ra me 1.3 për qind dhe ai i apartamenteve me 1.1 për qind.
Nuk është për t’u habitur që çmimet ranë më së shumti (me 4.5 për qind) në zonat rurale, ku kërkesa për banesa është zakonisht më e ulët se në qytetet e mëdha ose afër tyre.