Lajme
Vazhdojnë problemet me trenat në Zvicër, nuk mund të blihen biletat
Për të gjithë ata që janë nisur në punë mëngjesin e së hënës me synim të kapin trenin në një nga qytetet e Zvicrës, ka një problem, përcjell albinfo.ch.
Biletat për të shfrytëzuar trenat SBB nuk mund të blihen, as aplikacioni dhe as makinat nuk janë funksionale këtë të hënë.
Zyra e medias SBB konfirmon se blerja në aplikacion aktualisht nuk funksionon. Ka raportime në Twitter se blerja në makinë nuk funksionon. SBB është ende duke e kontrolluar këtë. “Aktualisht kemi një problem. Specialistët tanë tashmë po punojnë për rregullimin. Ju lutemi, provoni ta bëni blerjen më vonë në aplikacionin celular. Kërkojmë falje për rrethanat”, sqaron SBB në Twitter.
Megjithatë, rekomandohen qytetarët të blejnë biletën nga stafi në tren.
Nuk dihet deri kur do të zgjasë ky problem.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg Artistja kosovare prezantohet për herë të parë në Suedi me ekspozitën “…why do you hold back?”... -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence”
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











