Skip to content

Pse në këtë qytet italian po dënohen vizitësit zviceranë?

Ky qytet italian po dënon vozitësit zviceranë për këtë arsye

Motoristët nga Zvicra që kalojnë kufirin për në komunitetin e afërt italian të Como duhet të respektojnë rregullat e parkimit – ose ndryshe ka dënime, përcjell albinfo.ch.

Kjo për shkak se qyteti është në një mision për të gjetur – dhe gjobitur – makina me targa zvicerane – kryesisht nga Ticino – pronarët e të cilave i lënë automjetet e tyre në zonën pa parkim ose nuk paguajnë për parkim.

Autoritetet komunale madje dedikuan një kamion tërheqës posaçërisht për shkelësit zviceranë, sepse “80 për qind e shoferëve nga Zvicra nuk paguajnë për parkimin e tyre”, sipas kryetarit të Komunës së Como, Alessandro Rapinese.