Maqedonia
Maqedoni: Thirrje për shprehje interesi nga diaspora për përfshirje në projektin MKARTA
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut fton të gjithë të interesuarit, pjesëtarë të diasporës, që donë të bëhen pjesë e projektit MKARTA të dorëzojnë biografi të shkurtër dhe letër motivuese në e-mailin [email protected] me titull MKARTA, më së voni deri më 1.6.2023, përcjell albinfo.ch.
Ministira përkujton se të gjitha aplikacionet e dërguara pas afatit do të merren parasysh gjatë përzgjedhjes së ardhshme.
Po ashtu, vlen të theksohet se projekti MKARTA është konceptuar si një rrjet më i gjerë që do të përfshihej në rrjedhat shoqërore në vend dhe u prezantua në maj 2021.
Me këtë thirrje, Ministria e Punëve të Jashtme planifikon të zgjerojë listën e personave të dalluar nga diaspora, të cilët kanë dhënë “kontribut të veçantë në përmirësimin e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me diasporën apo shtetin në të cilin jetojnë, për përmirësimin e reputacionit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose janë ndërkombëtarisht të njohur dhe profesionistë të njohur në fushën e tyre”.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












