Lajme
Sa është e nevojshme të keni një veturë në Zvicër?
Nëse po pyesni vetën nëse mund të ia dilni edhe pa veturë në Zvicër, për cilat do arsye që keni.
Megjithatë për arsye mjedisore, finaciare apo diçka tjetër, 19% e banorëve të Zvicrës nuk kanë automjet, shkruan thelocal.ch.
A mund t’ia dilni pa makinë?
Mund të ja dilni lehtë, pasi Zvicra ka një sistem efikas dhe të dendur të transportit të vendit i përbërë nga 5200 km linja hekurudhore, 21500 km autobusë dhe tramvaje dhe 1000 km trena malorë.
Rrjeti mbulon gjerësinë, gjatësinë dhe lartësitë e Zvicrës, kështu që shanset janë të mira që të ketë një lloj transporti publik të disponueshëm edhe në komunitetin tuaj.
Megjithatë, sado i dendur të jetë rrjeti i transportit zviceran, ai nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjitha rajonet për sa i përket disponueshmërisë dhe/ose frekuencës, përcjellë albinfo.ch.
Urban kundrejt rural
Nëse jetoni në një qytet të madh apo edhe në një qytet të mesëm, nuk do ta keni problem të udhëtoni me transport publik.
Ky sistem praktik do të thotë që nëse jetoni në një qytet, mund të arrini të lëvizni dhe të arrini në vende të ndryshme thjesht pa automjet.
Kjo është situata në qytete, por po nëse jetoni në fshat?
Lajmi i mirë është se nëse shtëpia juaj nuk ndodhet në një zonë të paarritshme dhe të largët ku asnjë njeri tjetër nuk ka shkelur ndonjëherë, ju mund të keni akses në një formë transporti.
Më së shpeshti, do të jenë Postautobusët, 2,400 automjetet e verdha që mbulojnë një rrjet prej 936 linjash që përshkojnë pothuajse 17,000 kilometra rrugë fshatare, pavarësisht sa të ngushta dhe gjarpëruese, shkruan thelocal.ch.
Në përgjithësi, udhëtimi mund të bëhet pak më sfidues nëse jetoni në fshat ose në një zonë rurale. Autobusët ka të ngjarë të mos lëvizin aq shpesh sa në qendrat urbane, që do të thotë se mbështetja ekskluzivisht në sistemin e transportit lokal mund të mos jetë gjithmonë aq i përshtatshëm sa vozitja.
Duke pasur parasysh të gjitha gjërat, prakticiteti dhe komoditeti i një makine mund të peshojnë në favor të saj. Nëse jetoni në një vend me një infrastrukturë të mirë transporti, mosmbajtja e një makine do të jetë e dobishme nga pikëpamja financiare.
Nëse bëni llogaritë, do të shihni se mund të kurseni mjaft para duke udhëtuar ekskluzivisht me transport publik, përcjellë albinfo.ch.
Sistemi definitivisht nuk është i lirë, megjithëse ju mund të ulni kostot duke blerë një kartë udhëtimi në vend që të paguani tarifat e plota.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











