Lajme
“Turizmi” i kirurgjisë plastike tensionon sistemin zviceran të kujdesit shëndetësor
Komplikimet pas operacioneve estetike të kryera jashtë vendit po ndikojnë në sistemin shëndetësor të Zvicrës, sipas numrit të fundit të Swiss Medical Weekly, përcjell albinfo.ch.
Disa njerëz zgjedhin të bëjnë operacione estetike jashtë vendit, sepse është më e lirë dhe sigurimi shëndetësor zviceran nuk rimburson koston e procedurave estetike.
Bazuar në gjetjet e saj në të dhënat nga Spitali Universitar i Cyrihut (USZ), revista raporton se nga gjithsej 228 pacientë të trajtuar në USZ për komplikime pas operacionit në vitet e fundit, 84 për qind janë operuar në vende të huaja.
Këto raste i kushtojnë sistemit tashmë të mbingarkuar të kujdesit shëndetësor të vendit 720,000 franga.
Studimi nuk raportoi për raste të ngjashme – dhe kostot pasuese – në spitalet e tjera zvicerane, kështu që çmimi total ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair











