Lajme
I paqartë motivi i vrasjeve në fabrikën e Mercedesit
Një 53-vjeçar me prejardhje nga Turqia ka qëlluar mbi dy kolegë të tij të enjten në mëngjes. Autori dhe viktimat ishin punonjës të një kompanie të jashtme që punonte për Mercedesin, përcjell albinfo.ch.
Pas të shtënave vdekjeprurëse në fabrikën e Mercedesit në Sindelfingen pranë Shtutgartit, motivi i të dyshuarit është ende i paqartë. “Vazhdojnë hetimet për sfondin e krimit”, bënë të ditur policia dhe prokuroria, të enjten, 11.05.23 në mbrëmje, në prononcime për media.
Një 53-vjeçar me prejardhje nga Turqia ka qëlluar mbi dy kolegë të tij të enjten në mëngjes – që të tre janë punonjës në kompaninë logjistike Rhenus. I dyshuari u kap në moment nga forcat e sigurisë dhe më pas u arrestua. Ai tani ndodhet në paraburgim me akuzën për goditje me pasojë vdekjeprurëse në dy raste. Dy viktimat janë dy burra 44-vjeçarë, po ashtu me prejardhje turke, raporton DW.
Tronditje te stafi
Mercedes-Benz e ndaloi prodhimin në sallën numër 56, ku ndodhi krimi. “Kjo sallë do të mbetet e mbyllur deri në fund të javës”, tha për mediat një zëdhënës i prodhuesit të automjeteve të enjten, në Sindelfingen. Ai tha se ky është vendim i kompanisë.
Punonjësit në Mercedes janë të shokuar nga kjo ngjarje. “Jemi të tronditur dhe thellësisht të prekur nga ky incident tragjik”, deklaroi një zëdhënëse e sindikatës së kompanisë në Sindelfingen.
Fabrika Sindelfingen e Mercedes-Benz ka një histori prej mbi njëqind vjetësh. Aty punojnë rreth 35 000 punonjëse dhe punonjës. Përveç markës Mercedes Benz E, aty prodhohet edhe Mercedes Benz S, si edhe varianti elektrik, EQS.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












