Lajme
Aksident në Gjermani, 52 të plagosur nga përplasja e autobusit me cisternën
Aksidenti ka ndodhur mes qyteteve Storkow dhe Friedersdorf.
Të paktën 52 persona u plagosën në një aksident në autostradën A12 në Brandenburg, në pjesën lindore të Gjermanisë.
Aksidenti ka ndodhur mes qyteteve Storkow dhe Friedersdorf, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke cituar burime policore, përcjell Albinfo.ch.
Një cisternë, që shkonte për në Berlin, tentoi të ndryshonte korsinë dhe pasi u përplas me një kamion, u përplas më pas me një autobus turistik polak.
Trafiku në autostradë është ndërprerë përkohësisht dhe në vendngjarje kanë mbërritur forca të forta zjarrfikëse, autoambulanca dhe tre helikopterë.
Dhjetë nga të plagosurit që u dërguan në spital janë në gjendje të rëndë dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën./Albinfo.ch/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












