Lajme
Shtohet numri i aksidenteve me e-biçikleta
Në 2022, 560 persona u plagosën rëndë dhe 23 humbën jetën në një aksident me biçikletë elektronike në Zvicër.
Byroja e Parandalimit të Aksidenteve thotë se të moshuarit 65 vjeç e lart janë më të rrezikuarit, shkruan RTS.
Rreziku për t’u lënduar për vdekje në një aksident me biçikletë elektronike rritet me moshën. Gjatë pesë viteve të fundit, dy të tretat e aksidenteve me fatalitet kanë prekur njerëzit e moshës 65 vjeç e lart, përcjellë albinfo.ch.
Shumica e viktimave të të tretës së mbetur ishin midis moshës 45 dhe 64 vjeç. Për sa u përket atyre të plagosur rëndë, tre nga katër ishin 45 vjeç e lart. Më shumë se gjysma (57%) e aksidenteve të rënda me biçikleta elektronike të regjistruara nga policia janë aksidente personale.
Sipas Byrosë, është më mirë të vishni një helmetë për t’u mbrojtur. Kjo është e detyrueshme edhe në biçikletat elektrike të shpejta, duke arritur shpejtësinë 45 km/h. Duke qenë se distanca e frenimit zgjatet në mënyrë të konsiderueshme kur rritet shpejtësia, “është gjithashtu thelbësore të parashikosh dhe të ngasësh në mënyrë mbrojtëse, veçanërisht kur i afrohesh rrethrrotullimeve ose kryqëzimeve”, rekomandohet tutje, shkruan RTS.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













