Lajme
Gjermania vendos rregulla strikte për legalizimin e kanabisit
Personat që duan të krijojnë të ashtuquajturat klube të kanabisit në Gjermani, duhet të përgatiten për rregulla strikte, sipas një projektligji për legalizimin e planifikuar të kanabisit.
Sipas draftit, kanabisi do të vihet në dispozicion përmes shoqatave të veçanta, të ashtuquajtura ”Klube të kanabisit”.
“Megjithatë, asnjë kanabis nuk mund të konsumohet në klube ose në një rreze prej 250 metrash nga objektet”, thuhet në draft.
Kultivimi, shpërndarja, anëtarësimi në klub dhe organizimi i lokaleve gjithashtu do të organizohen sipas një rregulloreje të rreptë, transmeton doa, përcjell albinfo.ch.
Drafti, i cili nuk është miratuar ende, ka të ngjarë të ndryshojë ndërsa Parlamenti gjerman ose Bundestagu po e shqyrton atë.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, prezantoi projektligjin e parë në ministritë e tjera për shqyrtim në fund të prillit.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










