Lajme
Varfëria në Zvicër paragjykohet
Një raport i publikuar nga organizata joqeveritare ATD Fourth World thuhet se varfëria keqinterpretohet dhe keqkuptohet nga shoqëria. Kjo mungesë njohjeje i dekurajon disa njerëz që jetojnë në situata shumë të pasigurta që të kërkojnë ndihmën që u nevojitet, shkruan RTS.
Hulumtimi i kryer mes viteve 2019 – 2023 tregon më tej se varfëria tenton të përjetësohet gjatë disa brezave në familje. “Është një problem sistematik dhe strukturor. Njerëzit po përpiqen të dalin nga kjo spirale skëterre”, tha Perry Proellochs, i cili punon me OJQ-në, për Keystone-ATS.
Bëhet fjalë për paragjykimet që fshehin potencialin dhe aftësinë për të vepruar të personit. Nga turpi apo frika, mund të heqin dorë nga kërkesa për ndihmë sociale, e cila për më tepër shpesh perceptohet nga shoqëria më shumë si një bamirësi sesa si një e drejtë, përcjell albinfo.ch.
Nga njëra anë, kjo pikëpamje e gabuar i vendos njerëzit që jetojnë në varfëri në rolin e lypsarëve. Nga ana tjetër, justifikon vendosjen e kufizimeve nga institucionet. “Njerëzit që jetojnë në varfëri ende perceptohen nga shoqëria si fajtorë për situatën e tyre”, u shpreh Perry Proellochs.
Raporti më tej tregon se varfëria shumë shpesh reduktohet në faktin e thjeshtë të mungesës së të ardhurave dhe pamundësisë për të paguar faturat. Ndërsa në fakt ndikon në jetën sociale dhe kulturore të personit, duke rezultuar në rritje të margjinalizimit. Kritere të tjera përcaktuese përfshijnë diskriminimin dhe përjashtimin.
Autorët e hulumtimit theksojnë nevojën për të ofruar më shumë informacion mbi realitetin e varfërisë në Zvicër. Ata u bëjnë thirrje politikanëve dhe institucioneve të ndryshojnë, shkruan RTS.
Varfëria (përsa u përket të ardhurave) është rritur në Zvicër, tha të martën e kaluar Enti Federal i Statistikave. Në total, 745,000 persona janë prekur nga kjo situatë në Zvicër në vitin 2021, pra 8,7% e popullsisë, krahasuar me 8,5% një vit më parë, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













