Lajme
Vazhdon zhdukja e dyqaneve të vogla në Gjermani
Referuar një parashikimi të ri, numri i dyqaneve me pakicë në Gjermani do të ulet sërish me 9.000 këtë vit. Po pse dhe cilat janë pasojat?
Thuhet se dyer të mbyllura dyqanesh, dritare me shirita dhe tabela me mbishkrime të hequra në hyrje – gjithnjë e më shumë dyqane në Gjermani po vendosin kyçin, shkatërrimi i dyqaneve të vogla po vazhdon dhe numri i tyre po zvogëlohet. Sipas parashikimit të Shoqatës Gjermane të Tregtisë (HDE), rreth 9.000 dyqane shtesë do të mbyllin dyert këtë vit. Në Gjermani kanë mbetur edhe 311.000 prej tyre. Sa për krahasim: Në vitin 2015, kishte rreth 373.000 dyqane.
“Duke pasur parasysh shifrat e viteve të kaluara, sinjalet e alarmit duhet të aktivizohen në të gjitha qendrat e qyteteve dhe në politikë. Sepse pa një tregti të vogël të suksesshme, qendrat e qyteteve vështirë se kanë një perspektivë për të ardhmen”, paralajmëroi presidenti i Shoqatës Gjermane të Tregtisë, Alexander von Preen dhe shtoi: “Nëse vdes tregtia e vogël edhe qyteti do të vdesë”.
Korona solli shumë probleme
Fakt është se numri i dyqaneve në Gjermani ka kohë që është në rënie. Kjo ishte veçanërisht e theksuar gjatë viteve të koronës 2020-2022, kur numri i dyqaneve ra me 11.000 në vit. Vëmendja e publikut përqendrohet kryesisht tek mbyllja e dyqaneve të zinxhirëve të mëdhenj, si Galerie Kaufhof, dyqanet e këpucëve Görtz ose rrjeti i modës Gerry Weber.
Por shumica e mbylljeve sipas HDE janë dyqane të vogla si butikë apo furra buke. Blerja në internet është një nga faktorët kryesorë të kësaj gjendjeje. Përveç kësaj, gjatë koronës, edhe më shumë njerëz u mësuan të porosisin online. Shuarja e dyqaneve të vogla vërehet në lagjet jashtë qendrave të qyteteve të mëdha, por mbi të gjitha në qytetet më të vogla dhe të mesme, vëren shefi i HDE, Stefan Genth.
As blerësit nuk janë të kënaqur
Duke pasur parasysh ambientet e shumta afariste që janë zbrazur, HDE kërkon nga komunat një angazhim më të fortë dhe një ofensivë më të madhe për të ndalur rënien e numrit të dyqaneve. “Proceset jo-burokratike dhe të shpejta për dhënien e lejeve për rimodelimin dhe riemërtimin e hapësirave duhet të kenë përparësi,” tha presidenti i HDE von Preen. Nëse boshllëqet aktuale nuk plotësohen shpejt, kërcënon një reaksion zinxhir me një spirale në rënie, shtoi ai.
Megjithatë vetë klientët nuk janë më entuziastë për blerjet në qendrat e qyteteve gjermane ku dyqanet janë të përqendruara në zonat e këmbësorëve. Sipas një sondazhi të Institutit për Kërkime Tregtare (IFH) të kryer në fund të vitit të kaluar, çdo i dyti u përgjigj se nuk do t’ua rekomandonte miqve të tyre blerjet në qendër të qytetit. Të anketuarit karakterizuan vetëm çdo të katërtin qytet si tërheqës për blerje. “Fakti është se shumica e qendrave të qyteteve ku ka dyqane kanë më shumë kritikë sesa fansa”, tha drejtori i IFH, Boris Hedde.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













