Lajme
Itali, shqiptari kapet me 20 kg kokainë
Në pranga edhe një italian, u zbulohet laboratori i drogës
Policia italiane raporton se 20 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Siena të Italisë nga Guardia di Finanza. Në pranga kanë rënë dy persona, përcjell albinfo.ch.
Referuar mediave, droga ishte fshehur në makinën e një shqiptari, i cili banon në Val d’Elsa. Ai ka marrë vëmendjen e patrullave të policisë pasi u kthye në një rrugë dytësore me shpejtësi.
Në fakt, shqiptari kishte qenë prej disa kohësh nën vëzhgimin e autoriteteve. Ata e ndoqën shqiptarin deri në oborrin e një shtëpie.
Nga kontrolli i makinës u bë i mundur zbulimi i 20 kilogramëve kokainë. Po ashtu, u arrestua edhe një italian, i cili ishte personi që jetonte në fermë.
Nga kontrolli i banesës u zbulua, në fakt, një laborator droge. Aty kishte lëndë të tjera për prerjen e drogës, kokainë dhe hashash. Sipas mediave, dy të arrestuarit akuzohen për trafik droge.
Atyre iu sekuestruan edhe telefonat, disa prej të cilëve të koduar. Aty dyshohet se ka mesazhe për shpërndarjen e drogës. Në sekuestro u vu edhe makina.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












