Lajme

Gjeneva do të ndalojë pirjen e duhanit në zona të caktuara

Për të siguruar një mjedis të shëndetshëm, duhanpirja do të ndalohet në hapësira të caktuara të jashtme në Gjenevë nga 1 qershori, njoftoi kantoni të mërkurën, përcjell albinfo.ch.

Rregullorja e re ndalon duhanin brenda nëntë metrave rreth këndeve të lojërave dhe shkollave.

E njëjta distancë pa tym do të zbatohet për pishinat e jashtme dhe hapësirat e jashtme të bareve dhe restoranteve.

Pirja e duhanit gjithashtu nuk do të lejohet në stacionet e transportit publik, duke përfshirë edhe zonat e pritjes.