Kosova
Takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel, agjenda dhe temat e bisedimeve
Sot në Bruksel do të takohen kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, takim ky i pari i nivelit të lartë, pas atij të Ohrit, ku u dakorduan për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është bërë e ditur se përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojnë një takim të përbashkët me liderët duke filluar nga ora 18:00.
Temat:
Zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.
Çështje aktuale me rëndësi politike
Në fund të takimit, pritet një deklaratë e përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell.
E të hënën në mbrëmje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka mbërritur në Bruksel, para takimit të së martës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kurti thotë se përgatitja për këtë takim ka qenë komplekse, por edhe e lehtë.
“Mbërrita në Bruksel dhe kalova ditën duke u përgatitur për takimin e së martës. Përgatitja për negociata është komplekse, por edhe e lehtë: komplekse sepse ka shumë informacione dhe detaje të përfshira, ndër të tjera, por e lehtë sepse dëshirat e Kosovës janë të qarta, të ndershme dhe fisnike”, njoftoi Kurti në Twitter.
Ndërkaq, një ditë para takimit në Bruksel, Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, Derek Chollet.
Këshilltari amerikan në një postim në llogarinë e tij në Twitter bëri të ditur se është biseduar për themelimin e Asociacionit dhe partneritetin e fortë mes SHBA-së dhe Kosovës.
Po ashtu të dy kanë diskutuar edhe për takimin e 2 majit në Bruksel.
“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për takimin e 2 majit të liderëve lidhur me normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja, dhe shpreha rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit për komunat me shumicë serbe dhe partneritetin e fortë SHBA-Kosovë”, shkroi Chollet.
Ndërsa Kurti theksoi rëndësinë që Marrëveshja themelore dhe Aneksi i saj duhet të zbatohen në tërësi dhe në mirëbesim.
“Pata një telefonatë të mirë me Derek Chollet sot, ku diskutuam agjendën e takimit të së martës… Theksova rëndësinë që Marrëveshja Themelore dhe Aneksi i saj duhet të zbatohen në tërësi dhe në mirëbesim. E falënderova edhe për mbështetjen e SHBA-së”, u shpreh Kurti.
Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë ditë më parë se nuk do të lejojë krijimin e “Republikës serbe” në Kosovë.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












