Kosova
Një gotë ujë në mëngjes është e shëndetshme
A mund të qëndrosh pa pirë ujë, çaj apo çdo lëng tjetër për të paktën tetë orë? Vetëm ideja e kësaj sfide tingëllon shqetësuese apo jo? Uji është shumë i rëndësishëm dhe këtë nuk mund ta nënvizojmë mjaftueshëm. Ekspertët rekomandojnë që ta pini ujin sapo të hapni sytë, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, gjatë gjumit, trupi dehidratohet, ndaj uji duhet pirë që në mëngjes. A jeni zgjuar ndonjëherë dhe jeni ndierë të etur dhe të dehidratuar? Kjo ka ndodhur sepse trupi nuk ka marrë asnjë lëng për të paktën 8 orë.
Uji luan një rol thelbësor për të gjitha funksionet e trupit. Hidratimi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të nisë që në mëngjes, sepse siç thotë populli, ‘fillimi i mbarë, gjysma e punës.’
5 Arsyet përse duhet të pini ujë që në mëngjes
Do të hidratoheni
Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë.
Nëse pini ujë sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm.
Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut.
Metabolizmi do të përmirësohet
Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24 përqind. Një gjë e tillë do ju vijë në ndihmë për mbajtjen e një peshe të mirë trupore.
Trupi do të pastrohet nga toksinat
Kur pini ujë në mëngjes përpara se të ushqeheni, do të pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e ushqyesve. Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje.
76 % e indeve e trurit përmbajnë ujë
Kur jeni të dehidratuar, është njësoj sikur truri të mos ketë ushqim. Kështu, ju do të ndiheni të lodhur, të drobitur, do të keni dhimbje koke dhe luhatje humori.
Do të ndiheni më të ngopur
Uji mbush stomakun. Nëse pini ujë përpara se të hani ushqim, nuk do ta teproni dhe do të ndiheni më të ngopur. Pirja e ujit në mëngjes do ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë.
Këshilla për pirjen e ujit:
Pini të paktën 1-2 gota me ujë pasi të zgjoheni. Mos konsumoni ushqim për të paktën një orë pasi të keni pirë ujë. Mos pini pije alkolike përpara gjumit. 72 për qind e trupit të njeriut përbëhet nga uji.
75 për qind e muskujve përbëhen nga uji
82% e gjakut është ujë
90% e mushkërive është ujë
76% e trurit përbëhet nga uji
25% e kockave përbëhen nga uji
Këto shifra janë të mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e hidratimit. Trupi varet nga uji që të mbijetojë. Çdo qelizë, ind apo organ i trupit ka nevojë për ujë që të funksionojë. Për më shumë shije ju rekomandojmë ta shoqëroni me pak limon.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











