Lajme
Si shënohet 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Zvicër
Ka më shumë se 130 vjet që 1 Maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, e cila përcillet me protesta me kërkesën për pagë e kushte më të mira në punë.
Ndër vite edhe Zvicra ka qenë pjesë e vendeve ku punëtorët kanë protestuar për këto të drejta elementare në vendin e tyre të punës, përcjell albinfo.ch.
Këtë vit në Zvicër ka organizime të shumta. Komiteti i Ditës së Majit të Cyrihut fokusohet te barazia dhe motoja e këtij viti është “Jin Jiyan Azadî” – Gruaja, Jeta, Liria – një slogan popullor i luftëtarëve kurdë të lirisë. Komiteti po shpreh solidaritet me gratë në Iran dhe po tregon një perspektivë ndërkombëtare për lëvizjen feministe. Folësi kryesor është aktivisti iranian Niloofar Rasooli, shkruan thelocal.ch.
Mbledhja për marshin e 1 Majit do të zhvillohet në Helvetiaplatz nga ora 10:00. Demonstrimi nën moton “Puna e grave vlen më shumë” organizohet nga Federata Sindikale e Kantonit të Cyrihut me mbështetjen e Komitetit të 1 Majit.
Ndryshe, njerëzit në Zvicër që e kanë 1 majin si festë, priren ta përdorin atë për të eksploruar apo pushuar. Këtë vit njerëzit mund të shijojnë një fundjavë të gjatë pasi bie të hënën.
Në Bernë ku 1 maji nuk është festë publike, sindikatat po planifikojnë një marshim nën sloganin “Më shumë paga. Më shumë pension. Barazi. Tani!”, përcjell albinfo.ch.
Ka një thirrje për t’u mbledhur në Kramgasse nga ora 16:00 dhe procesioni do të përfundojë në Bundesplatz, ku janë planifikuar fjalime të ndryshme në orën 17:00.
Hitori e shkrutër për organizimet e punëtorëve në Zvicër
Që nga viti 1890 Zvicra është një nga vendet e pakta ku kjo traditë ka vazhduar pandërprerë. Tradicionalisht, punëtorët parakaluan nëpër rrugë drejt një bande, duke mbajtur pankarta me kërkesat e tyre. Më pas pati fjalime zyrtare, nganjëherë votim për rezolutat dhe më pas një pjesë kushtuar argëtimit, shkruan Swissinfo.ch.
Lufta e punëtorëve në mbarë botën që nga shekulli i 19-të ka çuar në shumë arritje sociale, kufizimi i kohës së punës ditore dhe javore, ditët e pushimit të detyrueshëm, pushimet me pagesë, të drejtat pensionale, sigurimi i papunësisë etj.
1 maji është rasti për të festuar këtë histori, për të denoncuar mosfunksionimet dhe për të kërkuar përparime të reja. Kërkesat e sotme shpesh kanë të bëjnë me pagën e barabartë për burrat dhe gratë, sigurinë e pensioneve dhe stabilitetin e pagave, përcjellë albinfo.ch.
Viteve të fundit, në Zvicër ka pasur shumë organizimi e që kryesisht bënin thirrje për barazi gjinore në vendin e punës.
1 maj 2019: Sindikata të ndryshme organizuan më shumë se 60 ngjarje në të gjithë Zvicrën. Këto përfshinë parada, fjalime, debate, projeksione filmash, vakte dhe koncerte, shkruan Swissinfo.ch.
Fushata e këtij viti ishte për paga më të larta, barazi gjinore dhe një kufi në rritjen e primeve të sigurimit shëndetësor.
1 maj 2018: Mijëra njerëz demonstruan në Zvicër duke kërkuar që paga e barabartë për burrat dhe gratë më në fund të bëhet realitet.
Më i madhi ishte në Cyrih, ku 13,000 njerëz dolën në rrugë, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












