Në një letër që u dërgoi 1.86 milionë klientëve të saj, operatori më i madh i vendit, Swisscom, tha se tarifat e tij mund të rriteshin “në çdo kohë”, përcjell albinfo.ch.
“Ne rezervojmë të drejtën të rishikojmë çmimet tona në çdo kohë për t’u përshtatur me inflacionin,” shkroi ai.
Kompanitë e tjera të telekomit, Salt dhe Sunrise, kanë shtuar gjithashtu një klauzolë të ngjashme për kontratat e nënshkruara përkatësisht nga tetori 2022 dhe fillimi i vitit 2023.
Rritjet e sakta nuk janë publikuar ende.