Lajme
Qeveria zvicerane planifikon më shumë strehim për azilkërkuesit
Qeveria zvicerane i ka kërkuar Parlamentit të ndajë 132.9 milionë CHF për të krijuar strehim shtesë për azilkërkuesit dhe të tjerët që kanë nevojë për mbrojtje, përcjell albinfo.ch.
Të mërkurën Këshilli Federal tha se ka ngarkuar Departamentin Federal të Drejtësisë dhe Policisë (FDJP) të zhvillojë një strategji dhe plan gjatë javëve të ardhshme për ndërtimin e strehimit të përkohshëm për azilkërkuesit.
Qëllimi është të sigurohet që Zvicra të mund të vazhdojë të strehojë të gjithë njerëzit që kërkojnë mbrojtje, tha qeveria në një njoftim për shtyp.
Pse azili në Zvicër mbetet i pakapshëm për refugjatët afganë?
Kjo synon të ndihmojë në lehtësimin e krizës së akomodimit, me të cilin përballen shumë kantone pas një fluksi njerëzish që kërkojnë mbrojtje. Kjo përfshin rreth 66,000 njerëz që kanë ikur nga lufta në Ukrainë dhe kanë marrë statusin e mbrojtjes speciale në Zvicër.
Autoritetet zvicerane supozojnë se këtë vit për azil do të aplikojnë rreth 30 mijë persona, të cilët do të jenë të vështira për t’u akomoduar me strukturat aktuale pavarësisht mbështetjes nga ushtria, shkruan qeveria në një komunikatë për shtyp.
‘Gryka e ngushtë’ pritet të përkeqësohet këtë vjeshtë kur objektet e ushtrisë nuk do të jenë më të disponueshme.
Për të mbështetur strehimin shtesë, qeveria ka rënë dakord të ndajë 132 milionë CHF për të krijuar strehim të përkohshëm. Parlamenti ende duhet të nënshkruajë planin, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











