Lajme
Çfarë pritet të ndodhë gjatë majit në Zvicër?
Aktivitete, festa e shumë diskutime të rëndësishme do të karakterizojnë Zvicrën gjatë muajit maj.
Dita e Punës, apo 1 Maji
Edhe Zvicra feston Ditën e Punës më 1 Maj dhe njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe Dita e Majit. Megjithatë nuk është festë publike në Zvicër, festohet nga disa kantone.
Kryesisht shënohet nga sindikatat dhe grupet e majta, shkruan thelocal.ch.
Qeveria zvicerane do të lehtësojë aksesin në barna
Departamenti Federal i Çështjeve të Brendshme (FDHA) dëshiron të lehtësojë rimbursimin e ilaçeve të prodhuara në barnatore për të luftuar pengesat.
Do të ndryshohet urgjentisht Urdhëresa për Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor dhe Lista e Produkteve Medicinale me Tarifa, përcjellë Albinfo.ch.
Do rregullohet po ashtu shpërblimin për shpërndarjen e pjesshme të produkteve medicinale në mungesë. Këto ndryshime synojnë të përmirësojnë furnizimin me barna në një situatë mungesash dhe të sigurojnë trajtimin e duhur të pacientëve. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 1 maj.
Ndër medikamentet që janë të vështira për t’u gjetur tani janë ilaçet kundër dhimbjes Paracetamol; ilaç anti-inflamator, me bazë aspirinë Aspegic; antibiotik Amoxicillin; Stilolapsa adrenaline vetë-injektuese Epipen që përdoren në rastet e reaksioneve të rënda alergjike; ilaç kundër ankthit Temesta; si dhe shurupet për kollën e fëmijëve, shkruan thelocal.ch.
Stërvitja e ushtrisë
Nga 1 maji deri më 9 maj, ushtria zvicerane do të kryejë një stërvitje “në shkallë të gjerë” në Zvicrën frëngjisht-folëse, kështu që mos u shqetësoni nëse shihni tanke dhe pajisje të tjera ushtarake në atë rajon – dhe gjithçka është për një kauzë të mirë, përcjellë albinfo.ch.
“Kjo stërvitje do të gjenerojë lëvizje të formacioneve të motorizuara, fluturime me helikopterë, si dhe lëvizje në liqenin e Gjenevës dhe Neuchâtel”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
Deputetët mblidhen në seancë të jashtëzakonshme
Nga data 2 deri më 4 maj, Këshilli Kombëtar, Dhoma e Ulët e Parlamentit, do të mblidhet për të diskutuar disa çështje për të cilat deputetët nuk kanë mundur t’i debatojnë gjatë seancës së rregullt të pranverës.
Midis tyre, deputetët do të diskutojnë se si të zhvillohet më mirë ekonomia rrethore në Zvicër – parimi që përfshin ndarjen, ripërdorimin, riparimin dhe riciklimin e materialeve dhe produkteve ekzistuese për aq kohë sa të jetë e mundur, në vend që të hidhet jashtë për të blerë të reja, shkruan thelocal.ch.
Një tjetër temë për t’u folur është çminimi i ish-deposë së municioneve në Mitholz, në Alpet Bernese.
Pas shpërthimit në vitin 2018, banorëve iu tha se do të duhej të largoheshin nga fshati në vitin 2025, në mënyrë që lënda shpërthyese të mund të hiqej në mënyrë të sigurt, përcjell albinfo.ch.
Landsgemeinde
Landsgemeinde apo votimi jo i fshehtë do të mbahet më 7 maj. Kjo ngjarje është një shembull i vjetët i demokracisë bazë dhe folklorit zviceran.
Qytetarët dynden në një shesh të qytetit për të votuar për një sërë çështjesh duke ngritur dorën në një asamble të hapur, përcjell albinfo.ch.
Kjo traditë shekullore praktikohet ende në dy kantone: Appenzell Innerrhoden, ku është planifikuar për 30 prill, si dhe Glarus, që do të mbahet më 7 maj.
Dita e Ngjitjes
E enjtja, më 18 maj do të shënojë Ditën e Ngjitjes në qiell, e cila është një festë publike kombëtare në Zvicër. Ndërsa e nesërmja, e Premtja më 19, nuk është festë publike – domethënë, dyqanet dhe shumica e bizneseve të tjera funksionojnë si zakonisht, shkollat dhe disa zyra qëndrojnë të mbyllura deri të hënën, shkruan thelocal.ch.
Pas Ngjitjes është e hëna e bardhë, një kremtim fetar i quajtur gjithashtu Rrëshajë, që zhvillohet më 28 maj. Kjo është festë kombëtare, me përjashtim të kantoneve Neuchâtel, Soloturn, Valais dhe Zug.
Gjithashtu në maj: qendrat e mbetura të skive zvicerane mbyllen
Ndërsa shumica e vendpushimeve janë mbyllur tashmë, disa, të vendosura në lartësi të mëdha, mbeten funksionale. Sidoqoftë, ata do t’i përfundojnë zyrtarisht sezonet e tyre të skive në maj:
1 maj: Gemsstock – Andermatt
7 maj: Titlis – Engelberg; Diavolezza/Lagalb; Glacier 3000 – Les Diablerets; Engstligenalp – Adelboden
14 maj: Trans-Montana
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












