Lajme
Rritje e çmimit të biletave të fluturimit
Operatorët turistikë e kanë parashikuar prej javësh: çmimet e biletave të avionit do të rriten në vitin 2023. Këto rritje mund të arrijnë rreth 25%, sipas specialistëve, edhe më shumë për destinacione të caktuara, shkruan RTS.
“Ne po shohim një rritje të çmimeve në përgjithësi. Dhe, më pas, ka destinacione që konsumohen më shumë drejt Azisë ose Shteteve të Bashkuara. Prandaj çmimet janë bërë më të konsiderueshme”, shpjegon Modestino Capolupo, drejtor i operatorit turistik Tourisme Pour Tous, përcjell albinfo.ch.
Ka disa arsye për këtë rritje të çmimit. Para së gjithash, është lufta në Ukrainë, e cila e shtyn çmimin e vajgurit në rritje, por mbi të gjitha ka një ulje të ofertës.
Problem tjetër është edhe mungesa e stafit pas shkurtimeve gjatë pandemisë. Linjat ajrore, si aeroportet, po përpiqen të rekrutojnë punonjës të mjaftueshëm për të përmbushur kërkesën, e cila është rikuperuar shumë mirë. Ky ishte tashmë rasti vitin e kaluar, por pilotët dhe stafi tokësor, për shembull, janë ende të kërkuar, shkruan RTS.
Kështu, Lufthansa duhet të heqë 34,000 fluturime nga katalogu i saj këtë verë. Dhe American Airlines do të shkurtojë 50,000 fluturime, kryesisht në qershor dhe korrik, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













