Lajme
Pse vlerësohen kaq shumë universitetet zvicerane?
Vit pas viti, instituti politeknik federal i Cyrihut (ETH) renditet në krye të vlerësimeve, sipas sondazheve të ndryshme ndërkombëtare. Shkolla e saj simotra në Lozanë (EPFL) gjithashtu merr rezultate të larta, përcjell albinfo.ch.
Nuk ka dyshim se të dy universitetet zvicerane kanë një reputacion të shkëlqyer, por tani ka pyetje se sa të besueshme janë në të vërtetë këto renditje.
Sipas Matthieu Gillabert, profesor në Universitetin e Friburgut, vlerësimet nuk përqendrohen në cilësinë e arsimit, por, përkundrazi, ato bazohen kryesisht në citimet e punimeve shkencore që prodhohen në universitete, numrin e çmimeve Nobel, dhe kapacitetin e një universiteti për të kapur fondet private”.
“Këto renditje shpesh shërbejnë për të riprodhuar hierarki që ekzistojnë tashmë midis universiteteve dhe që nxjerrin në pah institucionet anglo-saksone: Kembrixhin, Oksfordin ose Ivy League në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair











