Meqenëse nuk ka mjaftueshëm akomodime të përballueshme në qytetet e mëdha, shumë njerëz po kërkojnë banesa në periferi, përcjell albinfo.ch.
Sipas Ursina Kubli, drejtuese e kërkimit të pronave në Bankën Kantonale të Cyrihut, shumë banorë të Cyrihut, ku ka mungesë serioze strehimi, tani po vendosen më larg, për shembull në Schaffhausen dhe Aargau.
I njëjti fenomen mund të vërehet në Gjenevë, Bazel, Lozanë dhe Bernë, tha ajo.
Por a do të thotë kjo zhvendosje se mungesat dhe qiratë e larta do të kalojnë edhe në fshat?
Kjo varet nga aftësia e atyre zonave për të absorbuar kërkesën në rritje. Megjithatë, “presioni në tregun e banesave do të rritet në rajone të caktuara”, tha Kubli.