Lajme
Mira Murati, një fenomen i ri i inteligjencës artificiale që po diskutohet në mbarë botën
Shqiptarja që udhëheq operacionet teknologjike të OpenAI e projekteve ChatGPT dhe Dall-E
Pa dyshim se talenti dhe gjeniu i njeriut mund të shprehet shpeshherë edhe përballë diçkaje të pazakontë, siç është fusha e teknologjisë, që duket se s’ka të ndalur në botën moderne. E kush më mirë mund të na vërtetojë këtë se sa Mira Murtati, krijuesja e ChatGPT, me ambicie të mëdha.
Ajo bëri shumë “zhurmë” në botë për arritjet e saj dhe e gjitha kjo duket vetëm fillimi për të.
Mira Murati është drejtoreshë teknologe e klasit botëror që udhëheq departamentin e teknologjisë në OpenAI që po bën xhiron e botës në internet me potencialin e frikshëm që pritet t’i ofrojë njerëzimit inteligjenca artificiale.
Tashmë ajo po cilësohet si “truri” i zhillimit të ChatGPT, një model i gjuhës së AI që ka bërë të mundur të ketë një audiencë më të gjerë duke revolucionarizuar mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. GhatGPT lejon të gjenerojë përgjigje të ngjashme me njeriun ndaj përdoruesit duke pasur aftësinë për t’u përfshirë në biseda të natyrshme, të ngjashme me njerëzit. Kjo metodë është përdorur në një sërë aplikacionesh, duke përfshirë chatbot për shërbimin ndaj klientit, shërbimet e përkthimit të gjuhës dhe madje edhe seancat e terapisë virtuale.
Por, le ta njohim më shumë Mirën
Ajo ka lindur në vitin 1986 në Shqipëri dhe është rritur në qytetin e bukur të Vlorës. Ajo ka qenë gjithmonë e magjepsur nga shkenca dhe teknologjia.
Më pas ajo vazhdoi studimet për informatikë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera.
Pas përfundimit të studimeve universitare, ajo u zhvendos në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur studimet Master në Shkenca Kompjuterike në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT), kur me kohë rekord përfundoj të gjitha provimet dhe u dekorua si magjistre.
Më pas Murati filloi të punojë në fushën e AI. Ajo iu bashkua OpenAI në vitin 2016 dhe shpejt bëri emër si një inxhiniere e talentuar dhe novatore. Në vitin 2019, ajo u emërua si CTO e OpenAI, post që e mban edhe sot.
Murati është përgjegjëse për mbikëqyrjen e kërkimit dhe zhvillimit të teknologjisë së AI në institut.
Po ashtu, Mira ka studiuar inxhinieri në Universitetin e Inxhinierisë Thayer në Dartmouth.
35-vjeçarja ka udhëhequr zhvillimin e projekteve të prodhimit të automjeteve të Tesla Motors, duke përfshirë modelin X, si dhe nisma revolucionare të industrisë ajrore.
Ajo ka mbikëqyrur skuadrat e inxhinierisë dhe prodhimit të Leap Motion.
Çfarë në të vertetë është ChatGPT
ChatGPT është një teknologji relovucionare që u lejon kompjuterëve të kuptojnë dhe t’i përgjigjen gjuhës së folur.
Ky model gjuhe kompjuterike është në gjendje të krijojë biseda “njerëzore” me një robot, t’u përgjigjet pyetjeve, të ndihmojë në shkrimin e një teksti, email-i apo edhe të kodojë.
Mira Murati ka hulumtuar dhe laboruar për rreziqet e Inteligjencës Artificiale (AI) dhe njëkohësisht ofron siguri për ndikimin e kësaj teknologjie në të ardhmen e njerëzimit.
Murati udhëheq ekipet e DALL-E, i cili përdor AI për të krijuar vepra arti bazuar në kërkesë, dhe ChatGPT, chatboti jashtëzakonisht i popullarizuar i AI, që mund t’u përgjigjet pyetjeve më të ndërlikuara me aftësi të frikshme njerëzore.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













