Lajme

Mos bëni këto gabime kur aplikoni për shtetësinë zvicerane

Të bëhesh shtetas zviceran, nuk është një proces i shpejtë apo i lehtë dhe pasi të arrish kaq larg, sigurisht që nuk dëshiron që aplikimi juaj të refuzohet. Por, çka duhet të keni kujdes të evitoni refuzimin e aplikimit tuaj?

Shumë shpesh, kërkesat për shtetësinë zvicerane refuzohen për arsyet nga më të çuditshmet.

Një familjeje nga Kosova iu mohua shtetësia, sepse ata shëtisnin nëpër fshatin e tyre në Bazel me veshje vrapimi dhe, aq më keq, nuk i përshëndetën kalimtarët.

Një aplikant tjetër i pasuksesshëm, një italian që jetonte në Schwyz, nuk u natyralizua sepse nuk e dinte që arinjtë dhe ujqërit ndanin një rrethim në kopshtin zoologjik lokal.

Dhe në një shembull më të fundit, autoritetet zvicerane i refuzuan nënshtetësinë një francezi nga Gjeneva, sepse ai u kap duke vozitur pranë një kantieri ndërtimi me shpejtësi 40 km/h me 80 km/h, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë janë edhe disa arsye pse mund t’ ju refuzohet aplikimi.

Aplikimi gabimisht për lejen, pasi që në Zvicër janë dy lloje lejesh qëndrimi, njëra B dhe tjetra C. Shumica e lejeve B janë të mjaftueshme për të jetuar dhe punuar në Zvicër, kjo nuk e bën mbajtësin e saj të pranueshëm për natyralizim. I vetmi ‘kalim’, si të thuash, drejt shtetësisë, është leja C, shkruan thelocal.ch.

Pra, nëse aplikoni për natyralizim përpara se të merrni lejen tuaj C, pavarësisht se sa kohë keni jetuar në vend, kërkesa juaj as nuk do të përpunohet.

Nuk i keni plotësuar kushtet e qëndrimit

Ju duhet të jetoni të paktën 10 vjet në Zvicër, duke përfshirë tre nga pesë vitet para aplikimit. Gjithashtu, koha që keni kaluar në Zvicër nga mosha 8 deri në 18 vjeç llogaritet dyfish, por nuk mund të kërkoni natyralizim derisa të keni jetuar në vend për të paktën gjashtë vjet, shkruan thelocal.ch.

Mund të ketë edhe kërkesa shtesë: në varësi të kantonit tuaj të vendbanimit, duhet të keni jetuar gjithashtu nga dy deri në pesë vjet në komunën ose kantonin tuaj përpara se të aplikoni për natyralizim, përcjellë albinfo.ch.

Ju keni aplikuar për një proces të shpejtë në vend të një procesi të zakonshëm

Ekzistojnë dy lloje të procedurave të natyralizimit në Zvicër: ajo e thjeshtuar / e shpejtë, e cila është e rezervuar për bashkëshortët e huaj të shtetasve zviceranë, të huajt e gjeneratës së tretë, si dhe fëmijët (biologjikë ose të birësuar) të prindërve zviceranë, raporton thelocal.ch.

Të gjithë të tjerët duhet të kalojnë procedurën më të gjatë, ‘të zakonshme’ (siç përshkruhet më sipër), por nëse gabimisht keni aplikuar për opsionin më të lehtë pa qenë i përshtatshëm për të, atëherë do të refuzoheni, përcjell albinfo.ch.

Gjuha juaj nuk është në nivelin e duhur

Ju duhet të njihni gjuhën zyrtare të kantonit tuaj të banimit. Kjo nënkupton nivelin B1 për gjuhën e folur dhe A1 për të shkruar; kjo është kërkesa minimale në nivel federal, megjithëse disa kantone, si Thurgau, St.Gallen dhe Schëyz, kërkojnë që ju të jeni edhe më të rrjedhshëm, shkruan thelocal.ch.

Ky është niveli i përcaktuar në Kornizën e Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët.

Nuk jeni integruar mirë

Integrimi social, ekonomik dhe kulturor është një kusht shumë i rëndësishëm për marrjen e nënshtetësisë zvicerane. Për autoritetet, qoftë në nivel federal, kantonal apo komunal, kjo do të thotë se qytetarët e rinj janë përshtatur plotësisht me “mënyrën zvicerane të jetesës”. Kjo kërkon jo vetëm rrjedhshmëri të gjuhës kombëtare të një rajoni të caktuar, por edhe njohje me mënyrën e jetesës zvicerane dhe zakonet lokale, shkruan thelocal.ch.

Integrimi i mirë nënkupton gjithashtu që ju i bindeni ligjit, nuk keni precedentë penalë dhe nuk kërcënoni në asnjë mënyrë sigurinë e Zvicrës. Nëse nuk i përmbushni kriteret e integrimit, aplikimi juaj do të refuzohet – edhe nëse i plotësoni të gjitha kërkesat e tjera, përcjell albinfo.ch.

Ju merrni ndihmë sociale

Pjesë e kritereve të integrimit është përgjegjësia personale dhe vetë-mjaftueshmëria. Kjo do të thotë që aplikantët duhet të punojnë dhe të fitojnë para në vend që të mbështeten te qeveria për t’i mbështetur ata. Rrjedhimisht, as komisionet federale dhe as kantonale/komunale të natyralizimit nuk do t’u japin shtetësinë të huajve që kanë marrë para publike, shkruan thelocal.ch.

Megjithatë, nëse e keni shlyer plotësisht shumën e ndihmës sociale që keni marrë përpara aplikimit për natyralizim, atëherë shanset tuaja për të marrë nënshtetësinë zvicerane janë shumë më të mëdha.

Borxhet

Nëse keni borxhe, pa dyshim (në sytë e autoriteteve zvicerane) nuk keni atë që duhet për t’u bërë qytetar. Në manualin e tij mbi natyralizimin, Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) vë në dukje se “përputhja me ligjin zviceran matet në veçanti me një reputacion financiar shembullor”. SEM vazhdon duke renditur mospagesën e taksave, primet e sigurimit shëndetësor, gjobat, qiratë ose akumulimin e borxhit si arsye të vlefshme për mohimin e shtetësisë, përcjell albinfo.ch.