Lajme
Pse të huajt refuzojnë të marrin asistencë sociale në Zvicër?
Cila është frika kryesore e tyre nëse marrin asistencë sociale?
Shumë të huaj në Zvicër kanë nevojë për asistencë sociale, sidomos personat që nuk janë me dokumente në rregull, transmeton albinfo.ch.
Pavarësisht nevojës për ndihmë, të huajt në Zvicër nuk guxojnë të aplikojnë për ndihmë sociale.
Arsyeja: Ata kanë frikë nga një dëbim i mundshëm. Komisioni Federal i Migracionit e kritikon këtë.
Mediat zvicerane shkruajnë se njerëzit pa dokumente dhe migrantët shpesh nuk marrin asistencë sociale nga frika se mos dëbohen – edhe pse ata kryesisht jetojnë nën kufirin e varfërisë.
Nga ana tjetër, Komisioni Federal i Migracionit (FCM) shtjelloi këtë dukuri në konferencën e saj vjetore në Bernë.
Në fjalën e saj të hapjes, këshilltarja federale, Elisabeth Baume-Schneider, tha se duhet të lehtësohen procedurat për këtë kategori.
Sipas saj, marrja e ndihmës sociale shoqërohet gjithmonë me turp. Gjithashtu, sipas këshilltarit federal të PS-së, ndihma sociale është e garantuar me Kushtetutë dhe varfëria nuk është krim.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











