Lajme

Cili kanton është më i keqi përsa i përket udhëtimit?

Studimi nga Zyra Federale e Statistikave (FSO)

Nëse nuk punoni nga shtëpia, ju duhet të udhëtoni për në zyrën tuaj apo punën kudo që ju e bëni, qoftë me makinë apo transport publik, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, për sa i përket kohës që duhet për të shkuar atje dhe për t’u kthyer, jo të gjitha kantonet janë të barabartë.

Mesatarisht, një punonjës me kohë të plotë në Zvicër shpenzon 29.2 minuta në udhëtim, sipas një studimi të fundit nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).

Udhëtarët në nëntë kantone e kalojnë këtë mesatare: i pari është Valais, ku i duhen 37.2 minuta që një personi të arrijë në vendin e punës.

Më pas janë Schwyz (33.4), Uri dhe Ticino (31.3), Fribourg (31.2), Schaffhausen (30.9), (Bern (30.6), Vaud (30.1) dhe Gjenevë (29.6).