Maqedonia
Qytetarët e Maqedonisë me jetëgjatësi me të shkurtër në Evropë
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ndër qytetarët me jetëgjatësi me të shkurtër në rajon
Qytetarët e Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut e kanë jetëgjatësinë më të shkurtër në rajon, ndërsa po ashtu renditen poshtë në listën evropiane, sipas një analize të publikuar nga ueb faqja “Landgeist” bazuar në të dhënat e Programit të Zhvillimit të OKB-së (UNDP), përcjell albinfo.ch.
Jetëgjatësia e pritshme e bullgarëve është 74,9 vjeç, ndërsa e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut 75,7. Pasojnë qytetarët e Shqipërisë dhe Serbisë me 75,8 vjeç, pastaj malazezët me 76,8 vjeç, banorët e Bosnjë e Hercegovinës me 77,3 vjeç dhe kroatët me 78,3 vjeç. Më jetëgjatët në rajon janë grekët jetëgjatësia e së cilëve është 82,1 vjeç.
Në Evropë jetëgjatësi më të shkurtër kanë ukrainasit 72 dhe rusët 72,4 vjeç.
Më gjatë, nga ana tjetër jetojnë italianët 83,6, spanjollët dhe zviceranët 83,4 vjeç.
„Landgeist“ nënvizon se ka dallim kryesisht të madh në jetëgjatësinë e njerëzve të Evropës Perëndimore dhe Lindore. Thekson se parë nëpër rajone më shkurt jeton popullata në Bullgarinë Veriperëndimore 69,7 vjeç dhe në Serbinë Lindore 71,9 vjeç.
Jetëgjatësi më të madhe kanë njerëzit e rajonit italian Tiçino 85,7 dhe në Madrid të Spanjës 85,4 vjeç.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












