Lajme

Të rejat e fundit nga Zvicra

Dy qytete zvicerane do të lidhen me Marsejën në Francë. Lozana të ketë një lidhje treni për në Marsejë – por jo për shumë kohë. Këtë verë, kryeqyteti Vaud do të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë me qytetin francez të Marsejës, njoftoi TGV Lyria, shkruan thelocal.ch.

Biletat dolën në shitje më 7 prill dhe mund të blihen ose në faqet SNCF ose SBB. Por që kjo lidhje do të jetë afatshkurtër, vetëm nga 1 korriku deri më 23 korrik. Sa i përket lidhjes së zakonshme verore Gjenevë-Marsejë, ajo do të vihet në shërbim nga 1 korriku deri më 27 gusht, raporton thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.

Kjo do të thotë se qyteti ndërmjetës i Avignon mund të arrihet në 3 orë dhe Marseja në 3 orë 43 minuta nga Gjeneva dhe 30 minuta më shumë nga Lozana, përcjellë albinfo.ch.

‘Arrogante’: Gazeta amerikane e godet neutralitetin e Zvicrës

Përmes një editoriali, The Washington post ka paraqitur kritika sa i përket neutralitetit të Zvicrës karshi pushtimit të Ukrainës. “Derisa, qindra mijëra jetë janë humbur dhe miliona refugjatë kanë ikur nëpër kontinent, Zvicra duket moralisht e mprehtë, penguese dhe arrogante. Refuzimi për të llogaritur sulmin e Rusisë ndaj normave ndërkombëtare shihet me të drejtë si një mohim i realitetit,” shkruhej në artikullin e gazetës, raporton thelocal.ch.

Editoriali i referohet refuzimit të qeverisë zvicerane për të lejuar vendet e tjera të dërgojnë rezervat e tyre të municioneve të prodhimit zviceran në Ukrainë. “Gjermania u kishte kërkuar në mënyrë eksplicite autoriteteve zvicerane dhe iu refuzua leja, që të dërgonte nga arsenalet e saj më shumë se 12,000 predha të prodhimit zviceran për armë kundërajrore në Ukrainë”, thuhet në editorial, përcjellë albinfo.ch.

“Sipas ligjit zviceran, asnjë armë e prodhimit zviceran nuk mund të dërgohet në vendet në luftë dhe çdo rieksportim i këtyre armëve kërkon lejen e qeverisë”, shkruhet tutje, e përpos Zvicrës, goditet edhe Austria, përcjellë albinfo.ch.

  ‘Zvicra’ humbet tërheqjen e saj ndërkombëtare

Shumë konsumatorë janë të gatshëm të paguajnë më shumë për produktet dhe shërbimet zvicerane, sepse ato konsiderohen të jenë veçanërisht të cilësisë së lartë; kjo gatishmëri për të (mbi)shpenzuar i sjell ekonomisë zvicerane 1.4 miliardë franga në vit. Por, përkundër kësaj, imazhi i markave zvicerane është goditur. Sipas një renditjeje të fundit të shteteve nga firma konsulente Brand Finance, Zvicra ra nga vendi i parë në të tretën, pas Kanadasë dhe SHBA-së, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.

Kjo me shumë gjasë u shkaktua nga kriza e Credit Suisse. Në anën tjetër, përkundër kësaj, Zvicra renditet ende më lartë krahasuar me vendet e tjera evropiane. Gjermania zë vendin e katërt, Danimarka të pestin e Franca të gjashtin, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.

Zvicra është më tërheqëse për vjedhjen e ATM-ve

Në vitin 2022, grabitjet e ATM-ve në Zvicër arritën një maksimum historik: Policia Federale (Fedpol) numëroi 56 raste, nga të cilat të paktën 44 përfshinin gaz ose eksploziv. Kjo mund të jetë për shkak të zonës së vogël dhe rrjetit të dendur të makinave ATM në Zvicër, theksoi Fedpol në një raport të fundit, përcjellë albinfo.ch.

Dhe, siç ndodh zakonisht kur diçka nuk shkon në vend, fajësohen të huajt. “Midis grupeve kriminale aktive në Zvicër janë bandat franceze,” sipas zëdhënëses së Fedpol, Berina Repesa. “Autorët duan të largohen nga Zvicra sa më shpejt që të jetë e mundur pas krimit”, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.

Zvicra qendrore është më pak e prekur nga këto vjedhje.